TIRANE- Një oficer policie i Komisariatit numër 2 dhe një avokate e rreme kanë përfunduar në pranga pasi bashkarisht pengonin zbatimin e vendimit për një zyrë përmbarimore “TDR Group”.
I janë dashur vetëm pak ditë Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të dokumentojë bashkëpunimin mes oficerët të policisë Ariel Rama dhe Kristela Ramës, e cila edhe pse ishte punonjëse e Postës Shqiptare, prezantohej si avokate.
Të dy bashkë kishin ndërmjetësuar tek një shtetase, të cilës policia i ka bërë të ditur vetëm inicialet E.H., që kundrejt 2000 eurove të ndikonin që mos ekzekutohej një urdhër i përmbarimit ndaj saj.
Oficeri Rama, merrte përsipër të ndërmjetësonte tek funksionarë të lartë të komisariatit numër 2, që të mos mbështeste zyrën përmbarimore TDR Group në zbatimin e vendimit të gjykatës ndaj shtetases E.H.
Oficeri i policisë është është kapur me eurot në duar në bulevardin Zhan D’ark” pranë Ministrisë së Jashtme.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com