Deputeti Erald Kapri hodhi akuza klundrejt kryepolicit Skënder Hita se në protestë është përdorur ‘top akustik’ si në Serbi për të shpërndarë protestën. Sipas tij, edhe ekspertë specialë nga Serbia janë marrë për të menaxhuar protestat në Tiranë. Por akuzat u hodhën poshtë nga Kreu i Policisë së Shtetit i cili tha se janë spekulime.

Erald Kapri: A keni top akustik që është përdorur në Serbi. Ështëraportuar se ëhstë përdorur për të shpëndarë protetsuesit, i dëmton nga pikëpamja  edëgjimit dhe gjithcka tjetër. Keni marrë ekpsertë specialtë nga Serbia që iu ndihmojnë në menaxhimin e protestës.

Skënder Hita: Nuk janë të vërteta. Nuk janë përdorur dhe as nuk do përdoren. S’ka pasur asnjë punonjës policie të huaj që ka ardhur në Shqipëri dhe ka mare pjesë në menaxhimin e protestave. As topi nuk është prezent, asnjë nga keto ca thua ti. Ti vetëm do të spekulosh.

Bledi Çuçi: Mjetet janë të gjitha mjet që i lejojnë manulaet perëndimor epër proetsta të dhunshme që bëhen në të gjithë vendet perëndimore sot. Zero lekë ng abuxheti, kjo na mjafton, nëse doni informacion mund tia kërkoni me shkrim si deputet. Brenda vendeve të NATO ka bashkëpunim, jo vetëm për këtë gjë, por çdo gjë tjetër që lidhet me sigurinë.


Lajmi kryesor:

Protestat/ Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita nxjerr fotot e policëve të dëmtuar: Breshëri gurësh ndaj tyre, zero lekë nga buxheti për mjetet speciale (VIDEO)