Prej vitit 1991 sistemi pluralist në Shqipëri u imponua si sistem dypartiak. Ligji konsensual mbi partitë ndaloi krijimin e partive politike në diasporë, partitë me mbështetje financiare perëndimore dhe ato me bazë disidence, nga të burgosurit politikë. Burgjet dhe kufijtë u hapën vetëm kur partitë ishin krijuar dhe kundërshtarët politikë të regjimit apo diaspora antikomuniste ishin të detyruar të zgjidhnin të keqen më të vogël, frontin antikomunist të drejtuar nga PD përballë të keqes më të madhe, koalicionit komunist të drejtuar nga PP(PS). Shpresa për një sistem konkurrues shumëpartiak, ku palët politike do të diktonin norma demokratike dialogu e bashkëpunimi, debati dhe lufte politike, ishte ende e madhe. Shumëkush besonte se ekzistenca e një niveli konkurrues më të pasur sesa PD-PS do tëndikonte në largimin nga modeli i konfliktualitetit permanent midis dy liderëve politikë, në pasurimin e sistemit politik, në përfaqësimin më të mirë qytetar, në korrektimin e qeverisjes si dhe në ekzistencën e një garancie politike për publikun, të aftë të marrë vendime të përgjegjshme sa herë që vendi ndodhej pranë krizave politike apo kolapsit institucional. Kjo pritshmëri u rrit akoma më shumë me rritjen e numrit të zgjedhësve të zhgënjyer nga partitë e mëdha politike, si dhe me hyrjen në çdo zgjedhje të një numri të madh zgjedhësish të rinj, kritikë ndaj bipolaritetit frenues dhe me kërkesa të mëdha për të ardhmen.
Kjo pritshmëri e madhe rezulton të jetë zhgënjyese. Në 22 vjet sistemi politik ishte e mbeti dypartiak dhe për më tepër, dy emëror, garë midis Sali Berishës e Fatos Nanos, dhe më pas, midis Sali Berishës dhe Edin Ramës. Të tretët, ata që duhej të impononin stabilitetit, moralitet dhe garanci publike, - dështuan ose për më tepër, zgjodhën të ishin pjesë e dështimit politik. Analiza retrospektive e provon këtë tezë. Tentativat e para për sistem shumëpartiak dështuan kur forca të reja politike konkurruese u emëruan ish organizatat e PPSH ose disa parti të reja, të gjitha mbështetëse publike të ish liderit komunist Alia. Më 1992 koalicioni i djathtë fillimisht pranoi presionin pozitiv perëndimor për të ndarë pushtetin dhe fitoren, përmes marrjes në koalicion të PSD, partisë së tretë politike parlamentare. Një vit më vonë kontrasti midis shumicës së një pale që kërkonte pushtet absolut partiak dhe bezdisë së aleatëve të vegjël që kërkonin më shumë dinamikë, debat dhe sjellje konstruktive kushtetuese përfundoi me përçarjen e PSD dhe krijimin e dy partive të reja politike.
Vendin e partisë së tretë e zuri PAD, grupi liberal në PD, i cili premtoi korrektimin e qeverisjes por që në përfundim të mandatit u zhvendos thuajse në ekstremin e majtë, në koalicion me të majtën historike. Zgjedhjet e vitit 1996 dhe 1997 nuk prodhuan forca të treta përcaktuese politike, për shkak se partitë aleate morën mandate dhe pushtet të dhuruar, të kontrolluar në çdo kohë, përkatësisht nga PD dhe PS. Zgjedhjet e vitit 2001 sollën shpërndarje të mandateve parlamentare në më shumë se pesë parti, por për shkak të skemës komprometuese (zgjedhjes së deputetëve aleatë nga lista shumë emërore e PS&PD ose imponimi prej tyre i renditjes në listat shumë emërore), shumica e partive të treta humbën shumë nga identiteti I tyre politik. Përjashtim bëri Partia Demokrate e Re, PDR, e dalë nga PD, e cila siguroi 6 mandate parlamentare dhe shpesh u bë përcaktuese në votimet politike parlamentare mazhorancë - opozitë. PDr e humbi fuqinë e saj përfaqësuese më 2005, kur grupi parlamentar thuajse ishte shpërbërë dhe kur identiteti i saj kishte humbur çdo vlerë përfaqësuese. Rotacioni i vitit 2005 krijoi parti të tjera politike në përpjekje për marrjen e pozitës kontrolluese e korrektuese të pushtetit të shumicës. LSI, PR, PAA, dhe më pas edhe PDK u bënë grupe parlamentare, disa nga zgjedhësit dhe disa nga taktikat partiake e parlamentare, çfarë solli një shpërndarje të vendimmarrjes politike në më shumë se dy faktorë politikë.
Një shans i ri politik përbën dalja në skenën politike e LSI, parti e majtë, kritike ndaj të majtës dhe shumëfish kritike ndaj të djathtës. Më 2009 LSI premtoi të ishte forca politike përcaktuese e qeverisjes, premtim që u mundësua me rezultatin modest zgjedhor, kur kjo parti politike, për shkak të shifrave parlamentare, u bë aktor përcaktues për mazhorancën. Raste të tilla janë ideale për parti misionare dhe qytetare për të sjellë ndryshimin e madh politik për veten, sistemin politik dhe jetën politike e publike në vend. Por LSI gjykoi, vendosi dhe veproi ndryshe. Pas një fushatë të ashpër politike kundër kryeministrit Berisha vendosi të hyjë në koalicion politik me të, duke i mundësuar atij një mandat të dytë politik. Ajo nuk vendosi kushte për mirëqeverisjen e vendit apo premtimet e saj elektorale, për korrektimin e modelit qeverisës apo kalimin nga modeli partiak i pushtetit në një shtet së të drejtës, me rol të kufizuar kushtetues të partive politike. Ajo zgjodhi të kundërtën, kompromisin pa kushte për 20% të pushtetit piramidal, duke deklaruar se kjo zgjedhje lidhej me dy premtime bazë të saj, integrimin dhe stabilitetin. Pas tre vitesh në qeveri Shqipëria është refuzuar tre herë në dhënien e statutit kandidat dhe në tre rastet argument ka qenë edhe mungesa e stabilitetit demokratik dhe demokracisë funksionale. Pra tre vitet e bashkëqeverisjes kanë treguar se alibia e integrimit dhe stabilitetit vlen vetëm për fjalime para militantëve, jo për argument publik dhe faktik të besueshëm
Zgjedhjet e vitit 2013 janë afër dhe çdo sondazh dëshmon diferencën minimale midis mbështetjes publike për dy partitë e vjetra politike, rënien drejt niveleve minimale të mbështetjes për partitë e vogla tradicionale si dhe pamundësinë e sistemit aktual partiak për të prodhuar moralitet dhe stabilitet funksional qeverisës. Për qytetarin u bë e qartë se skema aktuale me PD dhe tetë parti aleate fiktive që kanë hequr dorë nga identiteti politik në shkëmbim të pazareve antikushtetuese për drejtorë dhe tenderë, për punësime militante dhe ndarje në përqindje të tortës së pushtetit, - është e mbetet zgjidhje afatshkurtër, e dëmshme, pa mbështetje publike dhe me pasoja të mëdha për procesin demokratik e integrues të vendit. Raport progresi i BE e provoi këtë tezë. LSI dhe ndonjë parti tjetër e vogël e humbën shansin të ofrojë një model ndryshe nga PS dhe PD, përkundrazi u bënë me vetëdije shtojca dhe simbole të tipareve më negative të keqqeverisjes së tyre. Ato hoqën dorë nga misioni politik, nevoja për ndryshim, identiteti dhe pritshmëria publike, duke zgjedhur rrugën më të shkurtër, atë të ndarjes proporcionale të të mirave të pushtetit, në dëm të qytetarit.
Përpjekjet e trefishta: PD për të ruajtur aleancën e panatyrshme me LSI dhe cdo factor tjetër politik përfshirë Partinë Komuniste, PS për të hequr dorë nga premtimet për rilindje kombëtare në shkëmbim të aleancës me LSI, apo vetë LSI dhe parti të tjera të voga për të apikuar cdo koalicion të mundshëm që u mundëson atyre përfaqësim parlamentar, - në thelbin e tyre janë dëshmi e kalbëzimit të sistemit politik, e ambicies për marrjen ose ruajtjen me çdo kusht të pushtetit, e arritjes së qëllimit politik me çdo mjet, sado komprometues qoftë ai. Kjo praktikë mund të sjellë suksese të përkohshme, por në çdo rast është e mbetet një model i dështuar në aspektin afatgjatë. Të dëmtuar janë të gjithë, por partitë më të dëmtuara nga ky model janë partitë e treta politike, aleatët e pazareve të pushtetit dhe opozitës, të cilët, përfundimisht humbin çdo normë të identitetit të tyre dhe shans për mbijetesë politike.
Në këto rrethana zgjedhjet e vitit 2013 janë një test thelbësor politik për aftësinë e shoqërisë dhe elitës politike shqiptare për ndryshim. Monopoli 22 vjeçar PD-PS është kufizuar së bashku në 1.2 milion vota, aq sa njëra prej këtyre partive ka fituar e vetme më 1991, 1992 apo 1996. Të tretët e tranzicionit janë gjithashtu të gatshëm të pranojnë të jenë fiktive, të gatshme në çdo rrethanë dhe marrëveshje për të siguruar mandat parlamentar vetëm për kryetarët e tyre. Kërcënimi i vetëm i këtij sistemi të mbyllur politik janë grupet e reja politike, sidomos FRD dhe AKZ. Të vendosura përballë dy partive të mëdha, refuzuese ndaj çdo pazari politik, të gatshme të marrin përsipër një model politik që tejkalon ambiciet e individëve përbërës dhe me synimin për ti dhënë përfundimisht fund praktikës së deritanishme të qeverisjes përmes 71 votave, këto grupe të reja politike kanë shansin dhe përgjegjësinë t'i japin sistemit politik garancinë e munguar, për një politikë të re, qytetare, të moralshme, përfaqësuese, institucionale dhe evropiane. Një mision emergjence por jo i pamundur, që mund të rezultojë rënien përfundimtare të piramidave të Berishës dhe Ramës, ikjen përfundimtare nga sistemi korruptiv i përqindjeve të pushtetit, futjen e jetës politike në normalitet demokratik, ku përcaktuese bëhen parimet, vlerat, integriteti, interesi publik dhe kombëtar.
Më shumë se sfidë numrash dhe mandatesh muajt në vijim janë sfidë dhe përballje e vlerave të kultivuara gjatë tranzicionit. Mazhoranca po imponon zgjedhjen midis të keqes më të madhe (sipas saj, PS) dhe të keqes më të vogël (sipas saj PD), kurse opozita midis forcave të regresit (sipas saj PD) dhe forcave progresiste (sipas saj PS). Të dyja llogaritin në "të keqen më të vogël" apo "progresistët" edhe LSI, PR, PDIU, PDK, PSD, PDS e forca të tjera politike të sprovuara gjatë tranzicionit njëkohësisht për pritshmërinë dhe zhgënjimet e mëdha. Një demokraci funksionale dhe një shoqëri e lirë evropiane meriton dhe prêt më shumë. P.sh, meriton të zgjidhet midis të keqes (më të vogël apo më të madhe) dhe të mirës, pra midis alternativave dëshpëruese dhe atyre zhvilluese, midis modelit të ruajtjes së modelit të tranzicionit dhe daljes prej tij, midis partive - kryetarë dhe partive qytetare, midis alternativës për pushtet personal të Berishës, Ramës, etj dhe asaj për pushtet qytetar, ku politikanët janë zëdhënës të publikut dhe ku institucionet e forta kushtetuese zëvendësojnë kryetarët autoritaristë politikë. 2013 është afër dhe larg, gjithsesi është e mbetet shansi më i madh politik në 22 vjet për tu ndarë nga modelet e dështuara të tranzicionit dhe për të hedhur hapa seriozë drejt një sistemi të ri politik, të bazuar në vlera, parime, besueshmëri dhe qytetari.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com