E ngarkuara me punë e SHBA-së Nancy VanHorn ka mbërritur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ku është pritur në takim ne kryetari i Parlamentit Niko Peleshi.

Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta ndërsa nuk është e qartë se çfarë është diskutuar. Vizita e VanHorn në Kuvendin e Shqipërisë vend në një kohë kur Peleshi ka caktuar datën 23 Shkurt për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Ditën e nesërme, Nancy VanHorn do të zhvillojë gjithashtu dhe një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ndërkohë ditën e djeshme Partia Socialiste prezantoi ndryshimet në nenin 242 të Kodit të procedurës Penale ku përveç të zgjedhurve vendorë, nuk mund të pezullohen më nga detyra me vendim gjykate dhe 7 subjekte të reja, përfshirë këtu dhe ministrat. Këto ndryshime vijnë pas pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut me vendim të GJKKO-së.