2016, kush janë 42 sponsorët “VIP”
që dhanë 260 mln lekë për LSI

2016, kush janë 42 sponsorët “VIP”<br />që dhanë 260 mln lekë për LSI
Në raportet financiare të dorëzuara në KQZ për burimet e parave gjatë vitit 2016, e vetmja parti parlamentare që ka dorëzuar listën e donatorëve në shumën mbi një milionë lekë të vjetra, është Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ajo numëron plot 42 donatorë me dhurime mbi 100 mijë lekë të rinj, dhe shuma e grumbulluar plot 25,829,790 lekë. Lista sipas tabelës vijuese tregon se si vetë Meta dhe bashkëshortja e tij, Kryemadhi kanë paguar kuota për partinë nga rroga e tyre, teksa bie në sy fakti se edhe vëllai i Monikës, Drini Kryemadhi kryen donacione për partinë.

Jo më larg se dje, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama mori pjesë në Forumin “Integriteti i Partive politike” në Sarajevë. Ky forumi organizohej nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI), ndërsa Rama ka mbajtur një fjalë në panelin për financimin e partive.

Nënkryetari i LSI-së tha se transparenca e financimit të partive është dëshmi e integritetit të tyre dhe se transparenca rrit integritetin, ndërsa integriteti ushqen transparencën. Gjithashtu, Luan Rama theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është modeli i transparencës së financimit të partisë në vendin tonë.

“Transparenca e financimit të partive është një dëshmi e integritetit të tyre. Transparenca rrit integritetin, integriteti ushqen transparencë. Lëvizja Socialiste për Integrim është modeli i transparencës së financimit të partisë në Shqipëri”, - tha Luan Rama, duke shtuar se korrupsioni nuk është vetëm në strukturat shtetërore, por edhe në ato partiake.

“Korrupsioni nuk është vetëm në strukturat shtetërore, por edhe në ato partiake. Zbatimi i ligjit, integritetit dhe transparenca kusht për të rritur besimin tek partitë”, - deklaroi Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama.

Qysh prej vitit të kaluar, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndryshe nga partitë e tjera, me vendim të Komitetit Drejtues Kombëtar, ka vendosur një model të ri duke krijuar një hapësirë të posaçme në faqen online të saj për buxhetin.

Në fillim të çdo viti aty është botuar projektbuxheti si dhe një pasqyrë financiare për çdo aktivitet të kësaj partie. Edhe pse herë pas here të dhënat financiare janë të pjesshme, dhe shumica e shërbimeve deklarohen si dhurime apo marrje në përdorim pa specifikuar se kush i bën këto shërbime, LSI ngelet e vetmja parti që hap të dhënat e saj për publikun.

Sipas raporteve që Shqiptarja.com disponon, asnjë nga partitë e tjera parlamentare, PS, PD, PDIU dhe PBDNJ nuk kanë bërë transparencë emrash mbi dhuruesit e mundshëm apo financuesve të partive të tyre. Viti 2016 nuk ishte një vit elektoral, dhe këtë vit, partitë do të kenë një raport financiar për vitit 2017, dhe do të auditohen në mënyrë të veçantë për shpenzimet gjatë fushatës zgjedhore të 18 qershorit për parlamentin e ri.
 
Financimet
Vetë Meta dhe bashkëshortja e tij, Kryemadhi kanë paguar kuota për partinë nga rroga e tyre, teksa bie në sy fakti se edhe vëllai i Monikës, Drini Kryemadhi kryen donacione për partinë.
 
Luan Rama

“Korrupsioni nuk është vetëm në strukturat shtetërore, por edhe në ato partiake. Zbatimi i ligjit, integritetit dhe transparenca kusht për të rritur besimin tek partitë”.
 
 
Donacione për LSI DERDHJE MBI  100  000   LEKË      
               
EMËR MBIEMËR         Shuma
1    Agim Laze           969,500   
2    Ema  Coku           969,500   
3    Ilir Shatku         969,500   
4    Ali  Dyrmishi       969,500   
5    Xhili Mestani        969,500   
6    Muharrem   Kushe     1,000,000   
7    Drita Bregu           500,000   
8    Ilir Meta           100,000   
9    Monika     Kryemadhi  100,000   
10   Helidon    Rrugija    1,000,000   
11   Violeta    Lleshi     1,000,000   
12   Vladimir   Metani     969,500   
13   Abaz Dino            969,500   
14   Drini Kryemadhi      969,500   
15   Gabriela   Dino     552,000   
16   Nikolin    Lleshi     120,000   
17   Xhast shpk           1,000,000   
18   Altin Kumara         900,000   
19   Artin Kurti           900,000   
20   Shezai     Rrokaj     100,000   
21   Artan Borici         200,000   
22   Aferdita   Rrokaj     100,000   
23   Rezart     Dedej     500,000   
24   Marsel     Aliaj     500,000   
25   Llazar     Kolvani    685,000   
26   Edmir Truka           206,250   
27   Bali Ymeri           130,000   
28   Artan Cina           341,250   
29   Theofan    Cina     341,250   
30   Aurora     Merko     136,500   
31   Elona Talushllari     682,500   
32   Leonard    Topuzi     955,500   
33   Elis Muraj           469,560   
34   Yllka      Metani     746,900   
35   Ira  Vejsiu         135,800   
36   Qemal Harizaj        950,600   
37   Harmito    Kertalli   816,000   
38   Parid Peka           136,000   
39   Drivald    Kapxhiu    952,000   
40   David Laci           952,000   
41   Vera Spahiu         714,680   
42   Adhurim    Brahimllari     150,000   
             
TOTALI     25,829,790    

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg