Perspektiva për të rritur produktivitetin në trojet shqiptare është e pashpresë për arsye se Kosova dhe Shqipëria kanë numrin më të lartë të rinjve 15-24 vjeç, që nuk janë as në punë e as në shkollë.
INSTAT raportoi se 25,5% e të rinjve të grupmoshës 15-24 vjeç në Shqipëri nuk kishin asnjë angazhim në vitin 2019, ndërsa në Kosovë në të njëjtin vit ishin 33% e të rinjve në këtë gjendje.
Në vendet e tjera të Rajonit dhe BE kjo përqindje është shumë më e ulët.
Në Maqedoninë e Veriut në vitin 2019 ishin vetëm 18 për qind e të rinjve nuk ishin as në punë as në shkollë. Kategoria e të rinjve “dembelë” ka pësuar rënie të dukshme gjatë dy viteve të shkuara në Maqedoni, pasi në vitin 2017 Maqedonia kishte 25% të rinjve as në punë dhe as në shkollë.
Në Malin e Zi përqindja e të rinjve që as nuk punon dhe as nuk person është 17%, ndërsa në Serbi 15%, ndërsa në vendet e BE ky tregues ishte 10% në vitin 2019.
Situata e tregut të punës së të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor karakterizohet nga pasivitet i lartë, nivele të larta papunësie të vazhdueshme, punësim në sektorin informal dhe emigrim të lartë.
Pjesëmarrja e forcës punëtore të të rinjve në Ballkanin Perëndimor ishte e ulët në raport me standardet evropiane dhe mbeti pothuajse e pandryshuar vitet e fundit.
Në vitin 2018, shkalla e punësimit arriti afër 20 për qind për njerëzit e moshës 15-24 vjeç krahasuar me 35 për qind në BE. Shkalla e punësimit ishte veçanërisht e ulët për vajzat e reja në krahasim me djemtë.
Edhe ato të rinj në punësim më shumti janë me kontrata të përkohshme. 1 në 4 persona të rinj të punësuar është me kontratë të përkohshme.
Cilësia e dobët e arsimit, e cila nuk arrin të përmbushë kërkesat e tregjeve të punës, konsiderohet një nga shkaqet kryesore të shkallës së lartë të papunësisë së të rinjve në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. /Monitor
Shife shtetin shife dhe rinine e sotme.Ato qe rrin e kan per terezi se te gjith po ikin spo mbesin vec pleq e plaka.Po shkaterrohet cdo gje vec qe te mbushin xhepat Politikanet qe su ngin kurre!
PërgjigjuTe rinjte Shqiptare jane te zjere fare, ca nga hashashi, ca nga kumari, ca nga fantazia e tepruar + korrupsioni ne politike qe eshte kryesorja. Duhen subvencione, ndihma me shume per te rinjte.
PërgjigjuNë kohën e Enverit nuk kishte asnjë shans që të rinjtë të ngeleshin të paangazhuar, ose do futeshin në punë ose do bënin punë bindëse me të që ai të mos shperdoronte kohën kot. Në atë kohë dhe kur bëje ushtrinë dilje me një zanat të fituar. Po të njëjtën gjë bën dhe Perëndimi, i simulon të rinjtë në të gjithë mënyrat që dhe kur s'janë në shkollë apo në punë të ndjekin kurse kualifikimi nga më të ndryshmet. Ku është dallimi? Në Perëndin paratë e qytetarëve europianë nuk shkojnë në xhepat e politikanëve, por me ato para mbulohet çmimi i kurseve që janë të shtrenjta por të rinjtë paguajnë një shifër simbolike të vogël, pra thuajse falas. Ndaj të mos i biem në qafë të rinjve shqiptarë, se si të rinjtë e Europës janë, por të kthejmë sytë nga shteti dhe politikat nxitëse në këtë fushë që janë inekzistente. Shtete të zhvilluara europiane shkojnë deri aty sa i paguajnë të rinjte kur ndjekin kurset. Se zhvillimi paguhet...ndaj të rinjtë europianë janë non stop duke marre dhe përftuar dije në fushat që kanë interes dhe të rinjtë tanë rrinë kafeneve nga halli, se hall është ai të jetosh pa perspektivë dhe me lekët e mamit e të babit, pa punë, pa profesion, pa identitet...pa status social. Vështirë të besosh që i riu shqiptar rrebel për nga natyra të kërkojë të mos jetë i lirë, por i varur... Ndaj është fatkeqësi konstatimi që shteti i Enverit në këtë drejtim ishte siç janë sot vendet europiane, për nga niveli i punës që bënte me brezin e ri, dhe shteti post Enver e tutje...shkatërrues sistematik i gjeneratave të reja dhe jo vetëm....
PërgjigjuVertete mund te jene dembele, por ama kane nje vendosmeri per tu patur zili.(jane te zote qe te qendrojne 5 ore ne klub pa u ngritur 1 here te vetme)
PërgjigjuSepse te dy shtetet jane mut shtete edhe ska asnje lloj mundsie per tu aktivizu te rinjt! Si kanpopulli fajet po shteti
PërgjigjuI dashur, une kam kohe qe kam vdekur. Mbaroi koha kur shteti bente gjithshka. Me keto mend qe ke ti, edhe per te lindur ti, shteti eshte munduar. Harroje shtetin, sepse shteti eshte per te ndihmuar sakatet dhe te papunet deri sa te gjejne pune. Dashke pune ne shtet zoteria jote. Dil dhe ule kurrizin, se koha ime vdiq me mua. Tani eshte kush eshte me i zoti. Vetem ne socializem hanin te gjithe.
Si shqiperia si Kosova Politik te korruptuar nuk ka investime ne Firma / Fabrika. Rinia studion nfund mbet ne shtepi. Qfar te bejne tjeter perveq migrimit, kafeve, hashashit, gjdo kush do nje jete me te mir nje shtet te sigurt. Politika duhet ndryshoj te mendoj per popullin Mos te vjedhin.
PërgjigjuTe lumte
Dy jane kosideratat: 1. ne menyre fiziologjike do te kete gjithmone nje pjese te popullsise qe quhet dembele. Por , kjo [perqindje] duhet te jete ne linje me vendet e tjera as me shume e as me pak. 2. te rinjte ne shqiperi jane te limituar. Arsimi eshte shume i dobet, aktivitete extra-curriculare nuk ka. Shoqeria i shtyen te rinjte drejt kesaj gjendje parazitizmi. Me mire pa pune dhe me nje kafe ne dite me leket e prinderve sesa te punoj per 10.000 ne muaj. Nuk mund ti ve shume faj. KEmi ministri qe ndjek politikat perte rinjte; a mund te me thote dikush kush eshte aktiviteti i fundit qe kane bere per te rritur kualifikimin e te rinjve? Peza'n'fest nuk kualifikohet si aktivitet per perfeksionimin e dijeve te te rinjve dhe uljen e papunsise te tyre.
PërgjigjuJo more jo jepuni hashashin dhe shikoni pastaj si punojnë, hahahahaha tjeter gje nuk e marin mundimine
PërgjigjuDemokracia e lirive të të qënit dembel e të presë nga prindërit ose emigracioni, ose të fitojë brënda natës.
PërgjigjuSi te rrine dite e nate neper disko e pube te merren me horrlleqe pa prekur libra domosdo injorante dhe analfabete do tr pefundojne.
PërgjigjuEkzakt!!!!