Viti 2019 pati një rritje të konsiderueshme të personave me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë të rinj, si pjesë e kategorisë që kanë detyrim t’i deklarojnë ato në Drejtorinë e Tatimeve.
12 mijë individë rezident në vendin tonë, në krahasim me 9 mijë që ishin në vitin 2018, kanë aplikuar pranë Tatimeve për të dorëzuar Deklaratën Individuale Vjetore të Ardhurave (DIVA), afat i cili përfundoi më 3 gusht.
Por nga burojnë këto të ardhura që duhen deklaruar? Sipas ligjit tatimor, kushdo që ka mbi 2 milionë lekë në vit të ardhura, nga paga mujore apo shpërblimet në punë, qiratë, nga shitja e pasurisë së paluajtshme, apo të ardhura të siguruara nga burime të tjera, ka detyrimin ligjor për t’i deklaruar këto të ardhura një formë kjo, edhe për të justifikuar pasurinë e vënë.
Në ndryshim nga më parë, këtë vit deklarata ka qenë e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi. E vetmja gjë që qytetari duhet të plotësojë janë të ardhurat nga burimet e tjera.
Burime nga Drejtoria e Tatimeve, thanë për Report Tv se deklaratat të cilat dorëzohen në mënyrë elektronike nëpërmjet sistemit e-filing, do të rishikohen për të shmangur gabime që mund të jenë bërë në plotësim dhe për të bërë korrigjimet e nevojshme.
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.4%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1883
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Profesionet e lira/ Tatimet: Rimbursuam 6,1 mln € të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit
27 Dhjetor 2024, 19:10
-
Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara
27 Dhjetor 2024, 15:40
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor 2024, 20:35
-
Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit
22 Dhjetor 2024, 21:09
-
Profesionistët e lirë/ Tatimet: Mbi 7 mijë profesionistëve iu rikthyen 6 mln euro! Çelmeta: 600 prej tyre nuk kanë deklaruar llogaritë
20 Dhjetor 2024, 17:59
-
Hetimi Tatimor zbardh se si zbuloi skemën e pastrimit të 11 mln eurove me kompani guackë deri në Kanada: Njoftuam Prokurorinë!
20 Dhjetor 2024, 12:19
-
Pr.ligji i ri, Autoriteti i Konkurrencës do të hetojë garat fiktive dhe marrëveshjen e fshehtë mes kompanive për të fituar tendera
6 Dhjetor 2024, 21:53
-
Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!
3 Dhjetor 2024, 21:03
-
Tatimet: Shtyhet deri më 20 nëntor afati i dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing
25 Tetor 2024, 10:46
-
‘Turizmi 2025’ me rregulla të reja për të goditur evazionin, hotelet kapacitet minimal të detyruar! Tatimet ‘në sitë’ deklarimet në booking dhe Airbnb
8 Tetor 2024, 17:08
-
U emërua nga Qeveria, ministri i Financave prezanton kreun e ri të Tatimeve! Malaj: Prioritet përsosja e performancës! Binaj: Luftë evazionit fiskal dhe informalitetit
4 Tetor 2024, 12:48
-
Ilir Binaj emërohet drejtori i ri i Tatimeve
2 Tetor 2024, 19:39
Sikur te mos fshihen te ardhurat e sikur taksat e tatimmet te kerkoheshin tamam e te mos faleshin,zvogeloheshin ose te pagueshin sipas ligjeve ,keto statistika do ishin komplet ndryshe.
Përgjigju