Gjatë vitit 2025, në Shqipëri u regjistruan 144 aplikime për azilkërkues, ose 40 më shumë krahasuar me një vit më parë.
INSTAT thotë se pjesa më e madhe e tyre ishin nga Egjipti, me 39,6% të aplikimeve, më pas Afganistani me 11,8% dhe Palestina me 9,7% të aplikimeve.
Ndërkohë, gjatë vitit 2025 shtetësinë shqiptare e fituan 495 persona.
Prej tyre, 306 e rifituan, ndërsa 189 e morën atë për herë të parë. Më shumë se gjysma e personave që fituan shtetësinë shqiptare ishin me origjinë nga Kosova, më pas renditen shtetasit nga Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Italia.
Nga ana tjetër, 173 persona hoqën dorë nga shtetësia shqiptare gjatë vitit 2025.
Komente









