20-vjetori i themelimit të LSI, Meta i kujton Kryemadhit si e largoi nga partia: I dhash fund nepotizmit dhe korrupsionit! E akuzon se shiti mandatet

TIRANË- Ilir Meta ka ndarë një mesazh në 20-vjetorin e themelimit të LSI-së, tashmë e quajtur Partia e Lirisë. Meta ka falënderuar të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e partisë, ndërsa ka përkujtuar disa nga figurat që kanë dhënë kontribut në Partinë e Lirisë, por sot nuk janë më.

Ndër rreshta, Meta ka folur për rrugëtimin 20-vjeçar të partisë, duke thënë se hapi një faqe të re në jetën politike të vendit dhe ndihmoi për zhbllokimin e proceseve të integrimit europian, por deri në momentin katastrofik të shitjes të mandateve, një akuzë indirekte për gruan e tij që drejtoi partinë.

Një mesazh në 20-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që hapi një faqe të re në jetën politike të vendit dhe që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në shpejtimin e proceseve integruese të vendit, deri në momentin katastrofik të shitjes të mandateve që solli kapjen mafioze të shtetit”, shprehet Meta.

Në këtë 20-vjetor të themelimit të partisë, Meta nuk e shmangu mesazhin për Monika Kryemadhin, me të cilën tashmë janë në proces divorci. Pa e përmendur me emër, Meta përpos shitjes së mandateve kujton edhe Konventën e 27 prillit, duke thënë se i dha fund nepotizmit dhe korrupsionit. Kujtojmë që në këtë Konventë u nda edhe rruga politike e Metës dhe Kryemadhit, pasi ky i fundit e largoi nga strukturat e partisë.

Mesazh i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në 20-vjetorin e themelimit të LSI

Mirëmëngjes të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë! Mirëmëngjes dhe përqafime të gjithë themeluesve, 20 vite më parë, të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që hapi një faqe të re në jetën politike të vendit, që ndihmoi aq shumë për zhbllokimin e proceseve të integrimit europian dhe garantoi dy rotacione demokratike në vend, si dhe imponoi shumë reforma që i shërbyen vendit për integrimin europian.

Mirënjohje të përjetshme për të gjithë ata që nuk jetojnë më dhe që dhanë kontributet e tyre më të çmuara në këtë themelim, për Afërdita Tutulanin, motrën e Heronjve të Popullit Margarita dhe Kristaq Tutulani, për Profesor Syrja Hysin, një personalitet i jashtëzakonshëm nga një familje patriotike brez pas brezi, për ish-Gjeneral Veli Llakën, një personalitet i madh i ushtrisë shqiptare dhe patriot i vërtetë, si edhe për shumë e shumë të tjerë.

Një përshëndetje të veçantë për të gjithë ata që u detyruan të largohen nga vendi, por që mendjen dhe zemrën e kanë këtu dhe që kanë nisur të organizohen fort për realizimin e programit tonë të 5 Prioriteteve madhore për Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus.

Një keqardhje për të gjithë ata që e nisën si idealistë dhe përfunduan si patronazhistë dhe patronazhiste. Dhjetëra bien (blihen), mijëra ngrihen! Unë personalisht jam 20 herë më i ri se 20 vite më parë dhe 20 herë më i fortë se 20 vite më parë.

Konventa historike e 27 Prillit ishte një moment madhor për t'u ndarë njëherë e përgjithmonë me nepotizmin, me korrupsionin, me imoralitetin dhe për të vendosur njëherë e përgjithmonë integritetin, transparencën dhe meritokracinë si shtyllat që do të jenë garante për jetëgjatësinë dhe suksesin e Partisë së Lirisë shumë shpejt dhe për dekadat që do të vijnë!

Shqipëria me 5 Prioritetet tona do të bëhet me 4 milionë shqiptarë plus shumë shpejt dhe për këtë duhet të kontribuojmë të gjithë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 06/09/2024 15:27

    Si te thuash Like si te thuash Kryemadhi eshte njelloj jane te dy si tenxherja me kapakun jane te dy super hajdut dhe te gjithe antetaret e partis jane bashkpuntoret banda e hajduteve qe i kompleton qe te dy!

    Përgjigju
  • aleksandra: 06/09/2024 12:52

    nuk te beson me populli o hajdut shekullor ,ujku qimen e nderron por zakonin s e harron

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren