21 janari, Baraj: Reformim sistemit
të drejtësisë ose prokurorë të huaj!
Deputeti i Partisë Socialiste Besnik Baraj si një prej protagonistëve të protestës së 21 janarit 2011, në një intervistë për televizionin A1 Report, ka theksuar edhe një herë vullnetin e qeverisë për të zbardhur dhe për të vënë para ligjit urdhëruesit dhe zbatuesit e tragjedisë ku mbetën të vrarë 4 persona përpara derës së kryeministrisë. Baraj: Prapa 21 janarit nuk janë gardistët, por Berisha dhe Basha!
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Besnik Baraj si një prej protagonistëve të protestës së 21 janarit 2011, në një intervistë për televizionin A1 Report, ka theksuar edhe një herë vullnetin e qeverisë për të zbardhur dhe për të vënë para ligjit urdhëruesit dhe zbatuesit e tragjedisë ku mbetën të vrarë 4 persona përpara derës së kryeministrisë.
I ftuar në studion e A1 Report, Baraj tha se për herë të parë shteti ka marrë përgjegjësi për atë se çfarë ndodhi më 21 janar, dhe kjo pa dallim të ngjyresës politike. Sipas tij është e papranueshme që në një ngjarje të tillë, ku faktet janë të pakontestueshme, ende nuk ka një person që të jetë shpallur fajtor.
Në këtë kontekst, Baraj nënvizoj se pavarësisht vullnetit të qeverisë, gishti i qeverisë, opinionit publik por edhe faktorit ndërkombëtar është drejtuar për nga sistemi i drejtësisë. Dhe siç tha ai, çështja e 21 janarit mund të mbyllet vetëm përmes drejtësisë së plotë, e cila mund të vijë përmes prokurorvë të huaj ose reformimit të drejtësisë, si një nga prioritetet kyçe të Bashkimit Evropian për vendin tonë.
“Nuk duhet krijuar keqkuptimi që shteti është një institucion në tërësi, dhe ngjyrimet dhe përgjegjësia e shtetit nuk lidhet se cila forcë politike është në pushtet. Në këtë kuptim, shteti i 21 janarit, vrau dhe kjo u bë evidente falë kontributit të medias, dhe dua të ju falënderoj, vrau dhe fshehu faktet, dhe bëri presion mbi Prokurorinë e gjykatat. Ne nuk mund të ushtrojmë presion ndaj Prokurorisë, por kërkojmë ta riformojmë dhe ky është kriter i vendosur nga BE, ndaj të gjithë institucioneve të pavarura, që duhet të katalizojnë procesin e reformimit. Edhe të djathtët europianë e drejtojnë gishtin jo nga qeveria, por nga institucionet e pavarura siç është drejtësia. Ky është kusht për të gjithë ne. Duke pasur parasysh edhe eksperiencat e mëparshme, në një demokraci delikate, ku jo të gjithë institucionet janë në vendin e duhur, dhe sidomos drejtësia, në këto raste edhe për faktin se bëjmë pjesë në organizma ndërkombëtare, fare mirë mund tu adresohemi institucioneve ndërkombëtare për një gjykim të pakontestueshëm nga partitë politike, sepse janë të pakorruptueshme.” theksoi në fjalën e tij Baraj
Duke vijuar më tej, Baraj u shpreh se përgjegjës për ngjarjen e 21 janarit, nuk mund të bëhen thjesht gardistët, por prapa tyre qëndrojnë Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm i atëhershëm të cilët shkelën ligjin, dhe urdhëruan përdorimin e armëve ndaj popullit.
Më poshtë intervista e plotë e deputetit të PS, Besnik Baraj dhënë për A1 Report:
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.1%
-
Jo
18.9%
-
Ndoshta
12%
Vota total: 2533
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Himarë/ 23 mijë e 74 qytetarë me të drejtë vote! KQZ miraton numrin e fletëve të votimit
20 Korrik, 13:00
-
Zgjedhjet në Himarë, Kolegji Zgjedhor: KQZ të paraqesë projektvendim të ri për afatet
17 Korrik, 14:55
-
PS padit KQZ në Apel: Të miratojnë menjëherë afatet për zgjedhjet në Himarë
15 Korrik, 09:58
-
Zgjedhjet në Himarë/ Celibashi nuk tërhiqet: Heqja e mandatit të Belerit, e drejtë! Vendimi i komisionit rregullator nuk pengon procesin
11 Korrik, 14:38
-
Opozita merr shumicën e komisionerëve të KZAZ në Himarë
11 Korrik, 14:00
-
Dekriminalizimi/ KQZ nis verifikimin e kryebashkiakut të PS në Malësisë së Madhe! PD e akuzon Tonin Marinaj për trafik droge në Itali
11 Korrik, 12:35
-
‘Zgjedhorja’ ambasadori i OSBE-së apel: Emigrantët të votojnë! PD-PS pranojnë dështimin e Reformës, fajësojnë njëra-tjetrën
9 Korrik, 10:23
-
Mero Baze: Pse PD është shqetësuar nga zgjedhjet e reja të 4 gushtit
5 Korrik, 21:03
-
Fatura e zgjedhjeve të 2025-ës më 'e kripur' se e 2021! Qeveria planifikon 20 mln euro, por KQZ kërkon 66 mln euro: Për teknologjinë, votim elektronik në 8 bashki
5 Korrik, 14:05
-
U dënua për blerje votash, Fredi Belerit i hiqet mandati si kryetar i Himarës! Mbrojtja: Ta shkarkonte Rama! Dule: Vijojmë përballjen ligjore
5 Korrik, 10:02
-
Pas kërkesës së PD për verifikimin e kryebashkiakut të Malësisë së Madhe, Prokuroria e Përgjithshme vihet në lëvizje! Letër KQZ
4 Korrik, 14:30
-
Fredi Beleri kërkon të jetë në seancë, shtyhet për nesër vendimi i KQZ për mandatin si kryebashkiak i Himarës
4 Korrik, 11:29