TIRANE - Kryeministri Berisha zhvilloi sot mbledhjen e radhës me grupin e Partisë Demokratike. Ai vlerësoi 2013-ën si vit të rëndësishëm ku Partia Demokratike do të ketë një fitore të merituar të zgjedhjeve të 23 qershorit për shkak të reformave dhe zhvillimin që i ka dhënë vendit.
Duke komentuar demonstratën e 21 janarit 2011, kryeministri përsëriti qëndrimin e tij se "kemi të bëjmë me një grusht shteti" dhe i bëri apel kreut Partisë Socialiste të ndërpresë çdo lloj presioni. “Më 21 janar 2 vjet më parë pas 80 vitesh një grusht aventurierësh po bëjnë përpjekje për të rrëzuar pushtetin e dalë me votë. Ky ishte akti më i shëmtuar nga 44 në ditët e sotme. Ata që menduan se me dhunë do të mund të kishin mandatet e tyre përfunduan në koshin ku e kanë vendin të gjithë ata që e kanë vendin si ata. Duke shprehur ngushëllimet e mijëra familjeve të viktimave të Edi Ramës i kërkoj të ndërpresë cdo lloj presioni ndaj Shqipërisë. Sikundër garantoj se qeveria do të bëjë gjithçka që e vërteta të dalë dhe drejtësia të veprojë.”- nënvizoi Berisha. Ai akuzoi kundërshtarin e tij politik se po “përpiqet të mbledhë vota me kortezhe mortore për të cilat ka përgjegjësi maksimale.”
Berisha sulmoi median se nuk pasqyron jetën që zhvillohet përtej qendrës së Tiranës.
“Shqipëria është ndarë si kurrë ndonjëherë tjetër, në Shqipërinë e Rogner e Sheraton ku qytetarët marrin njoftime nga mediat e shumta dhe Shqipërinë e padukshme ku zhvillohet një veprimtari intensive zhvilluese, ku sipërmarrja private bëhet më e fuqishme dhe ku në të katër anët ndërtohen HEC. Kudo që të hedhësh sytë ka ndërtime ferma private që konsolidohen.”
CFARE THA BERISHA PER 21 JANARIN
Përsëri nuk mund të mos theksoj se, me 21 janar dy vjet më parë, pas tetëdhjetë e ca vitesh, një grusht aventurierësh bënë përpjekje për të rrëzuar me dhunë, pushtetin e dalë me votë. Ky ishte akti më i shëmtuar, që nga viti ’24 deri në ditët e sotme, në historinë e institucioneve shtetërore. Ata që menduan se, me dhunë do të mund të kishin mandatin e tyre, ata përfunduan në koshin ku e kanë vendin të gjithë ata, që mendojnë si ata. Por duke shprehur edhe njëherë ngushëllimet e mia familjeve të viktimave të Edi Ramës, i kërkoj të ndërpresë çdo formë presioni ndaj drejtësisë, sikundër garantoj qytetarët se qeveria do të bëjë gjithçka, që e vërteta të dalë dhe drejtësia të veproje. Por deri më sot, asnjëri prej atyre, që organizoi, pagoi, mashtroi njerëz të hurit dhe të litarit, të cilët erdhën për të përmbysur pushtetin me dhunë dhe krijon viktima para ndërtesës së Këshillit të Ministrave, vetëm e vetëm se, zoti Rama donte të mbante fjalim nga ballkoni i zyrës sime dhe tani përpiqet të mbledhë vota në kortezhe mortore, për të cilat ai, ka përgjegjësinë maksimale. Dua t'i them se me këto veprime dhe akte që bën do mbetet si rreshteri i Buxatit ‘Drogu’, në pritje të karriges së pushtetit.
Gjatë mbledhjes se Grupit PD kryeministri vleresoi dhe figurën e Ibrahim Rugovës i cili u nda nga jeta më 21 janar 2006 si dhe e quajti të turpshëm veprimin e qeverisë serbe për heqjen e lapidarit të UÇPMB-së nga qendra e Luginës së Preshevës. Ai premtoi shqiptarët atje se do mbrojë të drejtat e tyre dhe se Shqipëria pas këtij veprimi do të shqyrtojë marrëdhëniet me Beogradin.
Lexoni shkrimin, Berisha: Do shqyrtojme marredheniet me Serbine
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Lexoni shkrimin, Berisha: Do shqyrtojme marredheniet me Serbine Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)