21 janari, Braçe: Dënim për ata
që qëlluan mbi turmën
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas vendimit të prokurorisë për të dorëzuar në prokurori dosjen me 4 të pandehur për vrasjet e 21 janarit 2011. “Mirë Prendi e Llupo vranë tre protestues, po këta 10 të tjerët që dolën të pafajshëm a qëlluan ndaj protestuesve? Se s'vranë s’janë pa faj!”, shkruan Braçe në profilin e tij në Facebook.
TIRANË – Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas vendimit të prokurorisë për të dorëzuar në prokurori dosjen me 4 të pandehur për vrasjet e 21 janarit 2011.
“Mirë Prendi e Llupo vranë tre protestues, po këta 10 të tjerët që dolën të pafajshëm a qëlluan ndaj protestuesve? Se s'vranë s’janë pa faj!”, shkruan Braçe në profilin e tij në Facebook.
DOSJA E PROKURORISËProkuroria njoftoi dje se ndaj shtetasit Ndrea Prendi, me detyrë komandant i Gardës së Republikës, u ngrit akuza për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79, gërma “ë” i Kodit Penal.
Ndaj shtetasit Agim Llupo, me detyrë shef i shtabit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës, u ngrit akuza për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79, gërma “dh” i Kodit Penal.
Ndaj shtetasit Margarit Kume, me detyrë shofer i komandantit të Gardës së Republikës, u ngrit akuza për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
Ndaj shtetasit Armando Kasaj, me detyrë specialist i “IT” në Këshillin e Ministrave”, u ngrit akuza për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
Hetimet në ngarkim të efektivave të Gardës së Republikës, shtetasve Dashamir Shehi, Alfred Ahmetcenaj, Altin Kollçinaku, Fatos Bushati, Aleksandër Deda, Agrom Malaj, Gazmen Ahmetaj, Sadik Çela dhe Mark Nikolli, u pushuan në datën 20.04.2012, njoftoi Prokuroria.
Sipas të njëjtit burim, hetimet vazhdojnë në lidhje me përcaktimin e autorësisë për vrasjen e shtetasit Aleks Nika dhe plagosjen e demonstruesve të quajtur Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.
(aq/im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
82.9%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2905
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kremtohet Krishtlindja, mesha e vigjiljes mbledh mijëra besimtarë në Tiranë! Dodaj: Të edukojmë të rinjtë, janë shpërqëndruar nga gjërat e kota
24 Dhjetor, 23:23
-
Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit
24 Dhjetor, 22:48
-
Në 2 vjetorin e njohjes së tyre, Luizi bën dedikimin prekës për Kiarën
24 Dhjetor, 22:45
-
Shpërthimi tjetër i madh vullkanik po vjen! Shkencëtarët: Bota është e papërgatitur, njerëzimi s'ka plan! Ja çfarë na pret nëse ndodh
24 Dhjetor, 22:24
-
Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play
24 Dhjetor, 22:10
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor, 22:05
-
Mbyllja e TikTok, gazetari Tanini kundër: Duhen filtra, problemi nuk është platforma, por mungesa e edukatës shoqërore
24 Dhjetor, 22:04
-
Ilir Meta uron Krishtlindjen nga qelia: Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin në çdo familje shqiptare
24 Dhjetor, 21:58
-
Mbyllja e TikTok, Leci: Ja pasojat, kompania kineze mund të kërkojë dëmshpërblim nga Shqipëria
24 Dhjetor, 21:55
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor, 21:51
-
Mbyllja e TikTok, Nikolla: Duhet edukim dixhital e filtra, të mësohet në shkollë përdorimi
24 Dhjetor, 21:46