21 janari, Brace: Nano,
mos bjerr vlerat tona

21 janari, Brace: Nano, <br />mos bjerr vlerat tona
TIRANË – Deputeti socialist Erion Brace ka kundërshtuar qëndrimet e një dite më parë të ish kryeministrit Fatos Nano për ngjarjet e 21 janarit.

"Në 21 Janar të dyja palët tejkaluan të drejtën"! ÇKE THËNË KËSHTU? Në 21 Janar janë vrarë 4 opozitarë dhe plagosur të paktën 10 kundërshtarë politikë të rregjimit! Kjo është çështje lirie. LIRIA PËR JETËN ËSHTË E PARA! E DREJTA PER TE JETUAR ESHTE E DREJTE E PA CENUESHME, NE KUSHTETUTE, EDHE PER VRASESIN! Pra nuk eshte ceshtje e pergjgjshmerise se paleve!”, tha deputeti socialist.

Në rrjetin social Facebook, Brace ka deklaruar se një vit më parë u vranë opozitarë, ndërsa i kujton Nano ngjarjet e 14 shtatorit 1999.

“Vetem ti nuk mund ta thoje kete! E thjeshte, kaperceve mbi veten! TI NUK VRAVE KERKEND NE 14 SHTATOR! DHE NUK TE SULMUAN KUNDERSHTARET POLITIKE, VETEM. TE SULMOI NJE GRUP BANDITESH TE ARMATOSUR ME AUTOMATIKE, BOMBA DERI GRANATE HEDHES! Perse ti nuk vrave ne 14 shtator? Sepse ne kulturen tone, ne kulturen tende, e drejta per te jetuar eshte e para! Nuk duhet qe politika te bjerre vlerat, nuk duhet qe nje ambicie te deformoje bindjet”, shkruan Brace në Facebook.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja