21 janari, Rama: Vrasësit ende të lirë në rolet më të rëndësishme në vend! SPAK duhet ta niste me këtë 'gur të përgjakur' por s'u kthye të vendi i krimit

Kryeministri Rama ka bërë thirrje edhe një herë sot që drejtësia të reagojë për provat e reja që kanë dalë për 21 janarin. Ai shkruan se vrasësit janë ende të lirë dhe disa prej tyre në rolet më të rëndësishme në vend.

Më një gjuhë të ashpër ndaj institucioneve të drejtësisë Kryeministri e nis me një pyetje postimin e tij në Facebook në lidhje me këtë çështje.

“A KA MË KU TË RRIJË që teksa së fundmi, doli edhe një tjetër material, autentik, brutalisht rrëqethës, për vrasjen me paramendim dhe gjakakullsi kriminale, me pushkët e shtetit, të katër qytetarëve të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm për askënd, vrasësit e tyre vazhdojnë jo vetëm të enden të lirë, po luajnë edhe role nga më të rëndësishmet në jetën e vendit?!”, shkruan Rama.

Ai evidenton se hapjen e zjarrit me plumba luftarakë mbi një turmë, sistemi demokratik nuk e njeh si të drejtë të shtetit, po e konsideron krim të rëndë dhe në historinë e Europës së të paktën 100 vjetëve të fundit, përfshirë edhe Europën e Luftës së Ftohtë, Shqipëria demokratike është i vetmi vend ku është hapur zjarr luftarak mbi turmë.

“Zjarr luftarak vdekjeprurës i pahetuar, i pagjykuar dhe sigurisht i pandëshkuar prej 12 vjetësh! Një proces farsë mbi këtë krim shtetëror të paparë e të padëgjuar në historinë e Europës, anashkaloi totalisht të vërtetën ulëritëse të një vrasjeje me paramendim, madje të paralajmëruar e të paspranuar me arrogancën më poshtëruese nga urdhëruesit”, vijon Rama.

Kryeministri shkruan se “drejtësia e vjetër, e kalbur dhe e nënshtruar, rivrau katër të vrarët, shkeli egërsisht mbi plagët e familjeve të tyre, përdhunoi pashpirtësisht jetimët e katër baballarëve, duke u mohuar barazinë para ligjit dhe duke u dhënë shqiptarëve mesazhin më të hidhur, e më dekurajues të mundshëm për drejtësinë e pabarabartë në atdheun e tyre”.

Duke iu referuar SPAK, Rama thotë se ky institucionin duhet ta kishte nisur punën pikërisht nga kjo ngjarje shumë e rëndë që e cilëson ‘gur i përgjakur’ i themeleve të shembura të demokracisë.

“Drejtësia e re, me institucionin e saj kyç, të krijuar enkas nga një vullnet i fortë popullor e politik, kombëtar e ndërkombëtar, për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë, e cila duhet ta kishte nisur jetën e vet bash tek ky gur i përgjakur i themeleve të shembura të barazisë para ligjit të këtij vendi, jo vetëm nuk u kthye tek vendi i këtij krimi me pasoja tmerrësisht deformuese, të thella e afatgjata, për kulturën politike e demokratike të Shqipërisë, po bëri sikur s’kishte asnjë lidhje me të, pavarësisht se një prej motiveve më të forta të mbështetjes masive popullore të reformës në drejtësi (prej ku lindi edhe vetë SPAK-u si mishërim i një shprese të madhe) ishte pikërisht nevoja kombëtare për drejtësi për 21 janarin. Ky është sot edhe një nga motivet kryesore të zhgënjimit popullor nga reforma në drejtësi - kush i mohon apo i ve në diskutim si të parën edhe të dytën, nuk e kupton ose nuk do që ta kuptojë thelbin dhe konseguencat historike mbi shtetin e së drejtës, të veprimit apo mosveprimit të ilaçit të drejtësisë për plagën tragjike të 21 janarit”, shkruan Rama.

Në fund megjithatë Kryeministri shprehet se asnjëherë nuk është vonë për drejtësi.

“Lajmi i mirë gjithësesi është se për drejtësinë nuk është kurrë vonë. Dhe pavarësisht se krimi makabër i 21 janarit s’ka pasur nevojë për prova të reja, me provat e reja të javëve të fundit, e sidomos me audioregjistrimin tronditës të publikuar ditët e fundit, moskthimi pa humbur më kohë i drejtësisë së re në vendin e krimit të 12 vjetëve më parë, do të ishte konfirmimi dramatik i nënshtrimit të saj ndaj inercisë së neveritshme të drejtësisë së vjetër. Dhëntë Zoti jo”, u shpreh Kryeministri.

Kujtojmë se për 21 janarin familjarët kanë kërkuar që dosja të merret në dorë nga SPAK, sepse nuk kanë besim të Prokuroria e Tiranës, mirëpo Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë, jo vetëm për padinë e tyre të depozituar në 16 shkurt, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 janarin.

Këto padi të reja erdhën si rezultat të një audio përgjimi të pretenduar, që xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika ka thënë se ia ka dhënë gazetarit, ku sipas tyre rezultojnë të dhëna të reja si dhe fjalë konkrete të të kallëzuarit Ndrea Prendi gjatë zhvillimit të kësaj ngjarje dhe del në pah më së miri dhënia e urdhrave për të shtënë me armë zjarri ndaj protestuesve, urdhra të cilët nisin nga persona të tjerë, funksionarë të lartë shtetërorë, siç janë të kallëzuarit e tjerë, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha. Kjo audio-kasetë sipas një investigimi të publikuar nga Shqiptarja.com nuk është akoma në duart e hetuesve, pra të drejtësisë. 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilir: 03/03/2023 14:01

    21 janari do drejtesi

    Përgjigju
  • Petrit: 03/03/2023 13:49

    Ka kuraje imorali dhe flet. Po! Drejtesia duhet te fuse ne burg perjete cilindo krijoi 31 Janari dhe vrau 4 te pafajshem. Duke filluar nga mafiozi Edi Rama me bashkepuntorin Tom Doshi, tek maskarai Sali Berisha dhe qurraveci Lulezim Basha.

    Përgjigju
  • Bjordi: 03/03/2023 13:14

    Burg per te gjithe ata pleehra qe veane 4 te pafajshem

    Përgjigju
  • Olti: 03/03/2023 12:53

    Me vjen keq per viktimat ! Saliu duhet te denohet!

    Përgjigju
  • Geni: 03/03/2023 12:52

    Erdhi koha te denohet berisha per cka ka ber

    Përgjigju
  • Eno: 03/03/2023 12:32

    Burg per saliun dhe per ato qe gjuajtrn ndaj popullit

    Përgjigju
  • Ani: 03/03/2023 12:31

    Shpresojm qe te vendoset drejtesia per ta

    Përgjigju
  • titi: 03/03/2023 12:21

    spaku tr reagoj sa me shpejt

    Përgjigju
  • gerti: 03/03/2023 11:45

    spak te reagoje menjehere e te nxjerre personat pergjegjes para ligjit

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 03/03/2023 11:27

    Z.E.Rama: 1.Sa të jet SaliNon grata në politikë e mbi dhe nuk bëhet kurrë drejtësi.SPAK është i TREDHUR prej tij 92.Janë e njëjta gjë bajgë DERRI. 2-Altin Dumani i merr porosit nga Ish shefi Tij A.Kraja që ndryshoi vetëm karrigen. 3-SPAK i merr detyrat nga YURI KIM që nuk të lejoi ta kritikosh pse po godet vetëm MAJTAS. 4-Përfundimisht RD po dështon.Me të u bë një eksperiment qesharak që nuk po e pranon asnjë Shtet tjetër. 5-Nuk mund të dënoi maloku-Malokun..! 6.Prekurori Përgjithshëm është lën në shef personeli. 7-Gjyqtari që liroi motrën e vrasjes së 4 grave duhej shkarkuar që ditën e parë. 8-SPAK nuk duhej të kthente dosjen e 21 janarit në Gj.Faktit të Sb.Qëllimi është i qartë që SPAK të mos merret me VIPAT fatkeqsi Kombëtare. 9-Yuri Kim tashmë po rri në heshtje deri sa të thyej qafën. 10.Duhet të vij orgjen Ambasadori RI Amerikan meqënse DREJTËSIA MONITOROHET PREJ SHBA. 11.Dështimi RD është dështim i SHBA+BE.

    Përgjigju
  • Arbërori: 03/03/2023 11:16

    Ti o Edvin shkjau shqipfolës o tradhtar, për vetëm që i vrarë kater në protesten tënde sot je vrasës i tërë Shqipëris o i verbuar…!

    Përgjigju
    • samiu: 03/03/2023 12:29

      nga vjen tijj ,or meik

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës