21 Janari, familjarët e viktimave:
Presim burgosjen e Berishës 

21 Janari, familjarët e viktimave:<br />Presim burgosjen e Berishës 
TIRANË - Kanë reaguar menjëherë të shokuar dhe me dhimbje familjarë të viktimave të 21 Janarit pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit për 3 vjet burg ish-gardistit Agim Llupo, i akuzuar për vrasjen e Hekuran Dedës dhe 1 vit burg kreut të Gardës, Ndrea Prendit, i akuzuar për vrasjen e Faruk Myrtajt.
 
Të telefonuar nga “A1 Report” janë prononcuar motra e Ziver Veizit, vëllai i Hekuran Dedës, xhaxhai i Aleks Nikës dhe i biri i Faik Myrtajt.   
 
MOTRA E ZIVER VEIZIT: NUK DO TA LËMË GJAKUN PA MARRË, PRESIM TË BURGOSET BERISHA
 “Jemi të shokuar nuk e prisnim këtë vendim. Nuk do ta lëmë gjakun e vëllait tonë pa marrë. Po na lëndojnë shumë. Po na i vrasin përsëri njerëzit tanë”, ka thënë me zërin që i dridhej në linjë telefonike për televizionin “A1 Report” motra e një prej viktimave të 21 Janarit, Trëndafile Muhameti.

Pyetjes së gazetarit, Edvin Parruca nëse kanë shpresë se mazhoranca e re dot rishohë vendimet, zonja Muhameti i është përgjigjur se ka besim te mazhoranca, e cila u ka premtuar drejtësi.
 
“Nga mazhoranca jonë na është premtuar se e drejta e vëllait tonë do vëjë në vend. Kjo qeveri e re nuk do shkelë mbi atë gjak. Kemi besim të madh te kjo qeveri”, tha motra e të vrarit, Ziver Veizi.

Ajo shprehet se nuk priste asgjë më tepër sesa ajo çfarë u dha nga ana e Gjykatës së Apelit të Tiranës për vrasësit e vëllait të saj. "Ka qenë një vendim skandaloz, që sinqerisht na ka trazuar. Mirë ishim ashtu mos ta merrnim vesh, por kjo e sotmja...Vjen në një moment, kur ata që vranë vëllain tim, populli i shporri me votë dy muaj më parë", shprehet Trëndafile Muhameti.

"Unë prisja dhe pres në fakt burgosjen e Sali Berishës, sepse ai është urdhëruesi i vrasjes së tim vëllai dhe atyre të tjerëve, që dergjen sot nën dhé. Kërkoj me ngulm nga qeveria e re shqiptare tek e cila kemi besim, që të vendosë në vend nderin dhe gjakun e tim vëllai, i cili nuk ishte kokëpalarë, por i ndershëm dhe kundër korrupsionit. Doli në demonstratë, sepse ishte kundër bllokut të korrupsionit dhe krimit të gjeneruar nga qeveria, e cila u shporr një herë e mirë nga ne të gjithë.

E motra e Veizit, shprehet skeptike rreth besueshmërisë së gjykatave shqiptare pasi sipas saj, ato janë tërësisht të implikuara me qeverinë e Berishës në afera të ndryshme. Gjykata e Apelit, nuk është gjë tjetër veçse një vegël në duart e Berishës, ndaj pres një reagim nga ana e qeverisë së re, që të reformojë gjykatat dhe pse jo rikthim të çështjes në fjalë duke dhënë dënimin e merituar për vrasësit dhe urdhëruesit e vërtetë të tim vëllai", shprehet për gazetën Trëndafile Muhameti.

"Jeta është e gjatë, ata që kanë ngjyer duart në krim dhe në gjak, nëse gjyqësori shqiptar nuk u ka dhënë vendimin e duhur dhe dënimin e duhur, do të jetë Zoti, ai që do marrë hak", përfundoi e motra e Ziver Veizit.  

trendafile muhameti
(Në foto: Motra e Ziver Veizit, Trëndafile Muhameti) 

VËLLAI I HEKURAN DEDËS: NUK DO TA LËMË ME KAQ
Nuk e ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit as vëllai i viktimës tjetër të 21 Janarit, Hekuran Dedës.
 
Zabit Deda është shprehur po në “A1 Report” se “nuk e pranojnë vendimin” dhe ka kërcënuar me “mos na detyrojnë të bëjmë gjëratë tjera”.
 
“Derisa të jenë këta gjykata që i nxjerrin të pafajshëm nuk kemi besim.
 
Ne do ta rihapim çëshjen. Nuk do ta lëmë me kaq. Mos na detyrojnë me bërë gjëra të tjera. Ne po na vrasin përditë”, tha Zabit Deda.

ZABIT DEDA
(Në foto: Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës)

XHAXHA I ALEKS NIKËS: RAMA TA ÇOJË ÇËSHTJEN DERI NË FUND
Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nika, u shpreh në “A1 Report” se vendimi i sotëm i Apelit duhet injoruar. “Duhet injoruar. Kemi qenë spektikë për shkak të lidhjeve të trupit gjykues me Berishën. I bëjmë apel qeverisë Rama që ta çojë çështjen deri në fund”.
 
I BIRI I FAIK MYRTAJT: VENDIMI, AMANET I BERISHËS
Renato Myrtaj, i biri i Faik Myrtajt, i kontaktuar edhe ky me telefon nga studio e “A1 Report” u shpreh: "S’më çudit vendimi. Është amanet i Berishës".

renato myrtaj
(Në foto: Renato Murtaj, i biri i Faik Myrtaj).

21 janari
(Në foto: Nga vrasjet e 21 janarit para Kryeministrisë).

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit