'Nëse prek institucionet, të pret ajo që s'e mendon'/ Kërcënimi i Berishës për Ramën në 21 Janar dhe 11 Maji

Në 22 Janar të vitit 2011, një ditë pas tubimit në bulevard përpara Kryeministrisë ku u vranë nga Garda e Republikës katër protestues të opozitës, asokohe Partisë Socialiste, Sali Berisha doli në një deklaratë për mediat. Atëherë kryeministër, pas akuzave kundër Edi Ramës, që sot ndodhet në vendin e tij, Berisha e paralajmëronte se do të mbante përgjegjësi për atë që kishte ndodhur dhe nëse do të sulmoheshin institucionet.

"Zoti Rama do të mbajë përgjegjësi për këtë që ka ndodhur, dhe unë e garantoj që do të mbajë përgjegjësi të plotë, jap garanci të plotë për këtë dhe përgjegjësi shumëplanëshe. Mos synoni që të sulmoni institucionet, se u garantoj, unë Sali Berisha dhe të gjithë punonjësit e këtyre institucioneve do u rezervojmë ju atë që nuk do të jeni në gjendje kurrë më të mendoni për t'i sulmuar. Skenarë të tillë nuk do të pranohen, do të ndëshkohen, cilindo që do të guxojë që të shkelë ligjin do të përballet me pasojat direkte" deklaronte asokohe Berisha.  

Por tashmë historia e ka vendosur Sali Berishën përballë fjalëve të tij. Në protestën e fundit të opozitës së udhëhequr nga Partia Demokratike ditën e shtunë në 11 Maj para Kryeministrisë, selia e qeverisë u sulmua me molotov, por edhe Kryesia e Kuvendit, parlamenti, policia dhe gazetarët.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 5555: 13/05/2019 19:37

    Berisha ne ate kohe ishte bishe e eger,po te ishte djeg dera e kryeministrise si keto here rrjeshtin e pare te protestuesve do ti kishin vra pa paralajmerim dhe do ta mohonte sic mohon per ata te kater te 21 janarit.Shume mire qe edhe Rames i bahet keshtu,por do ishte mire qe te kishte edhe parudha si RRISNI PENSIONET-RRISNI RROGAT-ULNI CMIMIN E KARBURANTIT-ULNI CMIMIN E BILETAVE TE RINASIT-e plot te tjera.

    Përgjigju
  • Nxndmd: 13/05/2019 16:39

    Si ta marrim kete nga ju "gazetaret"? Ka pasur te drejte ky atehere apo jo?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut