Kush urdhëroi vrasjet më ‘21 janar'? Gruaja e Aleks Nikës 3 orë në SPAK: Dhashë fakte të reja! Vijon dëshmia e xhaxhait! (VIDEO)

Rajmonda Nika, gruaja e Aleks Nikës, një nga 4 protestuesit e vrarë më '21 janar', ka dëshmuar për më shumë se 3 orë në SPAK, me shpresën për të vënë drejtësinë në vend për humbjen e jetës së bashkëshortit të saj.

"Dhashë sqarime dhe disa fakte të reja" tha ajo pasi doli nga SPAK.

Gruaja që insistoi deri në Gjykatën e Strasburgut për hetimin e 21 janarit nga SPAK si vrasje shtetërore, është paraqitur para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit për kallëzimin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-drejtuesit të gardës Ndrea Prendi në orën 10:00. Bashkë me të në SPAK është paraqitur edhe Mark Nika.

Gruaja dhe xhaxhi i Aleks Nikës kanë pretenduar se kanë një kasetë të cilën do ta dorëzojnë në ditët në vijim në SPAK, ku ish-kreu i Gardës Ndrea Prendi jep urdhër që të qëllohet ndaj protestuesve, pas komunikimit me Sali Berishën. 

Lidhur me këtë kasetë ata thanë se audio komunikimin e Prendit me gardistët do e dorëzojnë një herë tjetër.

Me dyshimin se veprat penale mund të jenë kryer nga ish-funksionarë të lartë shtetërorë, gjatë ushtrimit të detyrës, SPAK heton për 3 vepra të rënda penale, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

Lajmi në përditësim...

Kliko këtu për të lexuar vendimin e plotë të gjykatës

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dida: 22/07/2024 11:28

    Mbani copy se do jua shkayerrojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kroaci/ Hyn në shtëpinë e të moshurave dhe qëllon me armë zjarri, humbin jetën 5 persona! Në pranga autori

Kroaci/ Hyn në shtëpinë e të moshurave dhe qëllon me armë zjarri, humbin jetën 5 persona! Në pranga autori