21 Janari, Rama: Hapi që i takon
Shtetit, rihapja e plotë e çështjes

21 Janari, Rama: Hapi që i takon<br />Shtetit, rihapja e plotë e çështjes
TIRANE  - Kryeministri Rama përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka bërë publik qëndrimin e qeverisë për rihapjen e plotë të çështjes së 21 Janarit.  
 
“Hapi tjetër që i takon shtetit është rihapja e plotë e çështjes, pasi asgjë tjetër veç drejtësisë nuk e shëron dot plagën e 21 Janarit.”- shkruan kryeministri Rama ndërsa thekson se përmes dhënies nga qeveria të pensioneve të veçanta për familjet e katër dëshmorëve, shteti shqiptar njohu përgjegjësinë.

Kryeministri Rama statusin e tij e kishte titulluar: Asgjë veç drejtësisë nuk e mbyll 21 Janarin
rama fb


Katër vjet nga protesta, Rama: Koha për një alternativë të re kërkimi të drejtësisë
Katër vjet nga demonstrata e 21 Janarit e cila u përgjak me 4 jetë të humbura, familjarët e protestuesve që u vranë para kryeministrisë të udhëhequr në atë kohë nga Sali Berisha, kërkojnë ende drejtësi dhe vënien para përgjegjësisë të urdhëruesve të vrasjeve.
 
Në këtë 4 vjetor ceremonia përkujtimore ishte ndryshe nga një vit më parë…pa muzikë funebër, pa foto të 4 viktimave që humbën jetën, pa premtime publike dhe me më pak njerëz të pranishëm.
 
Familjarët e të ndjerëve këtë mesditë janë takuar me kreun e qeverisë Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë, takim ky që është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias.
 
Pas takimit që zgjati rreth 40 minuta shefi i qeverisë shqiptare i shoqëruar nga familjarët e protestuesve që lanë jetën, anëtarët e kabinetit qeveritar dhe deputet të mazhorancës hodhën lule mbi pllakadat e vendosura në vendet ku u qëlluan Ziver Veizi, Hekuran Deda,  Aleks Nika dhe Faik Myrtaj duke mbajtur edhe 1 minutë heshtje.
 
Shefi i qeverisë nuk është prononcuar për mediat gjatë zhvillimit të homazheve, por përmes një postimi në Twitter, theksoi se asgjë përveç drejtësisë nuk mund ta mbyllë tragjedinë e 21 janarit. 

"Me familjarët e 21 janarit. Koha për të levizur me një alternativë të re kërkimi të drejtësisë. Asgjë veç drejtësisë nuk e mbyll 21 janarin!" shkroi Rama
 
Familjarët e katër viktimave pasi përkujtuan me dhimbje, lot buqeta me lule dhe qirinj të shoqëruar nga përfaqësues të qeverisë e Kuvendit u drejtuan drejt viles qeveritare ku u mësua se ishte rezervuar një drekë për ta.

Ndërkohë në deklarimet e tyre për A1 Report në këtë përvjetor të katërt ata shpresojnë në zbardhjen e vrasjeve nga qeveria aktuale.

homazhet e 21 janarit

Xhaxhai i Aleks Nikës: Gjyqtarët janë emëruar nga ata që urdhëruan ekzekutimin e Aleksit. Pa u çmontuar ky sistem nuk ka drejtësi
 
Mark Kina, xhaxhai i Aleks Nikës, një prej viktimave të 21 janarit dhe i mbërritur në Tiranë bashkë me familjarët për të vendosur lule në nderim të viktimës, ka akuzuar drejtësinë se nuk po vepron për të vënë autorët para përgjegjësisë. Sipas tij, pa u çmontuar ky sistem nuk mund të ketë drejtësi për këtë tragjedi të 4 viteve më parë.

“Kemi ardhur me bashkëshorten të atin fëmijët, për të vendosur lule në vendin ku u vra Aleksi me duar në xhepa, po kemi urrejtje për ata që i vranë dhe bredhin të lirë. Gjyqtarët janë të emëruar nga ata që urdhëruan ekzekutimin e Aleksit. Pa u çmontuar ky sistem nga mazhoranca e kaluar nuk mund të ketë drejtësi, kjo për arsyen se kreu i KLD e ka paragjykuar çështjen duke e konsideruar se janë vrarë në mbrojtje të nevojshme nga Garda e Republikës. Mazhoranca e sotme ka detyrim kushtetues të krijojë lehtësitë, të çmontojë këtë drejtësi dhe fajtorët të dënohen. Ne do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore duke shkuar edhe në Bruksel për të çuar autorët e vrasjes para drejtësisë. Ne kemi forca dhe vetë si familje jo për hakmarrje, por do të shkojmë qoftë edhe në Amerikë që fajtorë të shkojnë para drejtësisë”. u shpreh xhaxhai i Aleks Nikës.

xhaxhai i aleks nikes
 
Vajza e Ziver Veizit: Shpresoj që drejtësia të vihet në vend
Ndërkohë vajza e Ziver Veizit, Ana ka treguar për kamerën e A1 Report se do të vazhdojë studimet për drejtësi, ndërsa shpreson që të bëhet drejtësi për vdekjen e babait të saj.

“Do studioj drejtësi, shpresoj se e drejta do të vihet në vend. Kam shpresë që drejtësia të vihet në vend. Do studioj për drejësi. Shpresoj të vihet drejtësia.” tregon ajo


 
Vëllai i Hekuran Dedës: Të dënohen urdhëruesit dhe zbatuesit e tragjedisë së 21 janarit
Nga ana e tij Ilmi Deda, vëllai i Hekuran Dedës, tjetër viktimë e tragjedisë së 21 janarit, ka kërkuar që urdhëruesit dhe zbatuesit për vrasjen e të vëllait të dënohen. Ai shpreh besim se qeveria do të mund ta zbardhë këtë ngjarje deri në fund.

“Shpresoj se qeveria do ta zbardhë çështjen, pas 4 vitesh kemi ende besim. Kemi shpresa se do t’i zbardhë qeveria çështjen. Të dënohen urdhëruesit dhe zbatuesit.” tha ai

vellaj  i hekuran dedes
 
familjaret e 21 janarit

Në protestën e 21 Janarit mbetën të vrarë para kryeministrisë Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj DHE Hekuran Deda, katër qytetarë të thjeshtë që iu bashkuan protestës kundër qeverisë së djathtë.

4 vite pas 21 Janarit, familjarët e Hekuran Dedës: Drejtësia s’harron
4 vite kanë kaluar nga vrasja e Hekuran Dedës në protestën e 21 janarit dhe sipas familjes së tij, ende nuk është vendosur drejtësi. Dudia, nëna e të ndierit Hekuran, shprehet se ka besim te kryeministri Rama për ta zbardhur vrasjen e djalit të saj.

"Drejtësinë kërkojmë, shpresat i kemi te Edi Rama, besoj se do të vonohet por për të zbardh do ta zbardhi. Dhimbjet vit për vit thellohen."- shprehet Dudie Deda. 

Ndërsa vëllai i madh i Hekuran Dedës, Ilmiu shprehet shkurt se drejtësia vonon, por nuk harron.

"Ne kërkojmë që të zbardhet çështja e 21 janarit dhe besojmë se kryeministri do të arrijë deri në pikë të fundit që të na i zbardhë, por ne kërkojmë të vihen para përgjegjësisë duke i parë gjith bota ish kryeministri, ish ministri i brendshëm, urdhëruesit dhe zbatuesit, të dalin para drejtësisë"- tha Ilmi Deda.

Familja e Hekuran Dedës ndodhet vetëm 10 km në periferi të Tiranës, pranë fshatin Laknas, ku Hekurani doli nga atë mëngjes të 21 janarit për t’u mos u kthyer më. Në foton e tij, e cila qëndron e varur në mur, ndodhen ende sendet personale si një paket dhe një portofol pa para.



Gjirokastër, homazhe në nderim të Veizit, i vëllai: Drejtësia të veprojë!
Familjarë dhe të afërm të Ziver Veizit një nga viktimat e 21 janarit të 2001 kanë kryer homazhe në varrine tij në qytetin e Gjirokastrës. Edhe në këtë përvjetor të katërt nuk kanë munguar akuzat për sistemin e drejtësisë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Vëllai i Ziverit, Hiqmet Veizi, ka pohuar se kanë bërë kërkesë që drejtesia të japë fjalën e saj dhe autorët të vihen para përgjegjësisë me çdo kusht.

Ai pohoi se shteti nuk duhet ta kursejë ndihmën karshi familjes së Ziver Veizit dhe duhet ta çojë ne fund premtimin për vënien para përgjegjësisë së autorëve të asaj tragjedie



21 Janari, motra e Ziver Veizit: Drejtësia në dorë të Berishës
Motra e një prej viktimave të 21 Janarit, Trëndafile Veizi, pret që drejtësia për vrasjen e vëllait të saj, Ziver Veizit të vihet në vend. Ajo shprehet për A1 Report se nuk kërkon lëmoshë, por drejtësi nga qeveria shqiptare. Sipas Trëndafile Veizi drejtësia vijon të mbahet peng nga qeveria e vjetër, vazhdon të jetë në duart e ish-kryeministrit Sali Berisha “të cilit nuk i intereson të zbardhet ngjarja pasi është vetë vrasësi”.

Intervista e Trëndafile Veizit
Kanë kaluar katër vjet nga ngjarja e 21 janarit. Çfarë ka bërë drejtësia shqiptare në këto katër vite?
Në këto katër vite ne nuk kemi marrë ndonjë të drejtë, jemi në pritje të drejtësisë. Gjëja e parë që ne kërkojmë nga kjo qeveri është mbajtja e premtimit, dhënia e drejtësisë së vërtet për 21 janarin. Vëllai im ashtu si edhe shokët e tjerë Hekurani, Aleksi, Faiku ishin vërtet nevojtarë për punë, po më shumë ata ishin nevojtarë dhe të etur për një shoqëri dhe qeveri të drejtë. Dhënia e drejtësisë për vrasësit nuk është dhënë akoma, dua që të na plotësohen amanetet e katër dëshmorëve, të vëllait tim dhe tre viktimave të tjera. Kërkoj nga qeveria drejtësi të vërtetë jo vetëm për në, por për të gjithë shqiptarët. As më parë dhe as tani ne nuk kemi kërkuar ndonjëherë lëmoshë, por respekt shoqëror, politik, ne kërkojmë drejtësi për dëshmorët e 21 janarit.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit