21 janari/ SPAK pyet ish-deputetin e PS, Arben Çuko: Janë vrarë 4 veta, ngjarja s’mund të lihet në harresë

TIRANË- Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet intensive për 21 janarin, ku 4 protestues mbetën të vrarë nga plumbat e shtetit në janar 2011. Radhën për t’u pyetur nga Prokuroria e Posaçme e kishte ish-deputeti socialist, Arben Çuko.

Ish-ligjvënësi u mor në pyetje si person që ka dijeni për ngjarjen, pasi ka qenë një prej protestuesve më 21 janar. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Çuko u shpreh se kjo ngjarje që u mori jetën 4 protestuesve nuk mund të lihet në harresë.

“Në cilësinë e atij që ka pasur dijeni. Janë vrarë 4 veta ju e dini shumë mirë. Janë 4 veta të vrarë në Bulevard që nuk mund të lihen kaq kollaj në harresë”, tha Çuko.

Më 1 nëntor në SPAK u pyet edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili në prill 2025 pati bërë një kallëzim penal për Lulzim Bashën, pasardhësin e tij, ish ministër i Brendshëm në kohën e protestës për shpërdorim detyre duke e akuzuar se dha urdhër për hedhjen e lëndëve kimike mbi protestuesit. Në pyetje është marrë edhe deputeti i PS, Xhemal Qefalia, si një prej organizatorëve të protestës.

Ndërkohë, para Prokurorisë së Posaçme kanë dëshmuar edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, si edhe ish-zv.drejtori Agron Kuliçaj.

Dosja '21 janari'

SPAK nisi hetimet për protestën e përgjakshme të 21 janarit 2021 në bulevard pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit, zyrtarë nën juridiksionin e SPAK. Strasburgu e quajti krim shtetëror që duhej zbardhur: kush dhe si u dha urdhri për vrasjet shtetërore të 21 janarit  dhe roli i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, përkatësisht kryeministri dhe ministri i Brendshëm i kohës.

SPAK ka dërguar në laborator për ekspertim audio kasetën e dorëzuar pak javë më parë, e cila sipas familjareve të Aleks Nikës, një nga katër të vrarët në bulevard, tregon se vrasjet janë krim shtetëror dhe janë kryer me urdhër. Në materialin audio dëgjohet Ndrea Prendi, komandanti i atëhershëm i gardës, që jep urdhër të hapet zjarr luftarak mbi protestuesit, pra jo më plumba manovër.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë