’21 Janari’, Spartak Ngjela: Serverat e Kryeministrisë nxorën Berishën me armë në dorë gjatë protestës

’21 Janari’, Spartak Ngjela: Serverat e Kryeministrisë nxorën Berishën me armë në dorë gjatë protestës

Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë ku tha se serverat e Kryeministrisë më 21 janar 2011 shfaqën “Berishën me armë në dorë”. 

Duke diskutuar për kalimin e dosjes së “21 janarit” për rihetim nga SPAK, Ngjela tha se serverat u prishën nga Berisha por ata u çuan në laboratorët e huaj, ku ekspertët amerikane nxorën të gjitha provat dhe urdhrat e dhëna nga Sali Berisha, në atë kohë kryeministër i Shqipërisë.

Ngjela tha se SPAK do të vendos drejtësinë në vend, ndërsa shtoi se pjesë e provave janë pikërisht pamjet e dala nga serverat e Kryeministrisë.

“Koha solli që Shqipëria të hyjë në rrugën e drejtësisë. Mungesa e drejtësisë ka filluar në 19945 dhe që nga 1192 deri më sot është nëpërkëmbur nga pushteti absolut. 21 janari është një nga krimet me të rënda që ka ndodhur në Shqipëri dhe është i gjithi i dokumentuar.

Kryeministri i atëhershëm Berisha prishi serverat e kryeministrisë dhe kjo është provë e plotë,. Ishim naiv dhe injorantë pasi serverat nuk prishen, por zbardhen me teknologjinë e lartë. Ata i zbardhi ekspertiza amerikane dhe doli Berisha me automatik në dorë që ia hoqën nga duart. 

Kjo është e zbardhur nga ekspertë dhe laboratorë të huaj. Kështu më kanë thënë. Janë vrarë 4 persona dhe duhet të kuptoni se janë implikuar prokurorë që anë marrë me këtë dhe duhet të shkojnë në proces penal. Nuk ka më asnjë gjë, pasi kjo ka një vit e ca që është zbardhur. Shumë mirë Gjykata e Lartë që e ktheu në SPAK dhe tani do të shikojnë provat kundër të pandehurve që do merren për këtë çështje. 

SPAK është i pakorruptuar dhe drejtohet nga SHBA, ai ka paguar për reformën dhe patjetër që do të jap drejtësi. Nuk do të jenë të pakët ata që do të arrestohen. Serverat e Kryeministrisë i kanë regjistruar të gjitha se çfarë ka ndodhur atë ditë. Po të mos ishin këto prova nuk rihapej çështja. SPAK nuk trembet fare pasi e ka çuar Gjykata e Lartë dhe tashëm SPAK është i detyruar që ta hetojë”, tha Ngjela për RTSH.

Një ditë më parë, Gjykata e Lartë vendosi që dosja e “21 janarit” të kalojë për hetim në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit. Kanë qenë familjarët e protestuesit të vrarë Aleks Nika, të cilët kërkuan që kjo dosje të hetohet nga SPAK. Familjarët e Aleks Nikës kanë paditur Sali Berishën, Lulzim Bashën, Ndrea Prendin dhe Agim Llupo për vrasjet e “21 janarit”, ku tashmë SPAK do të regjistrojë kallëzimet ndaj tyre. /rtsh/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Konventa e PL-së, zbardhet agjenda, ndryshimet në statut dhe vota për Presidentin dhe zv.presidentin

Konventa e PL-së, zbardhet agjenda, ndryshimet në statut dhe vota për Presidentin dhe zv.presidentin