21 Janari, vëllai i Ziver Veizit: Ende nuk është vendosur drejtësia. Apel edhe nga bashkëshortja (VIDEO)

Ziver Veizi ishte njëri nga katër protestuesit që u vra në 21 janar të 2011 gjatë protestës para Kryeministrisë. Pas tetë viteve, vëllai i tij, Mete Veizi shprehet se drejtësia ende nuk është vendosur në vend. Gjatë homazheve në Gjirokastër ai tha se shpresonte që organet e reja që po krijohen do të vendosin para drejtësisë autorët e vrasjeve. “Nuk është vendosur drejtësia. Kemi besim te drejtësia e re. Nuk duam të flasim më shumë në tetë vite asgjë nuk është bërë. Me krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë kemi pak shpresë”, tha ai për Report Tv. Edhe bashkëshortja e Ziver Veizit kërkon drejtësi.


Lajmi kryesor:

8 vite nga 21 janari, Rama dhe familjarët e katër viktimave homazhe në Bulevard (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 12 Shkurt, 22:33

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?



×

Lajmi i fundit

‘Trekëndëshi i Bermundës, armik i SPAK’, Basha: Bashkia Tiranë shihet nga Rama si bankomat, Veliaj do ta tërheq pas vetes

‘Trekëndëshi i Bermundës, armik i SPAK’, Basha: Bashkia Tiranë shihet nga Rama si bankomat, Veliaj do ta tërheq pas vetes