TIRANË - Është zgjedhur sot relatori i çështjes së ‘21 Janarit’ në Gjykatën e Lartë, Tom Ndreca.
 
Zgjedhja e tij është bërë me short, sikurse edhe për anëtarët e Gjykatës së Lartë, që do gjykojnë ngjarjen tragjike të 21 janarit 2011. Ata janë: Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi, Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj.
 
Tani pritet caktimi i datës së gjykimit për ish-kreun e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe gardistin, Agim Llupo.
 
Prendi dhe Llupo u dënuan nga Apeli me 4 vjet burg në total për dy vrasje dhe tre plagosje të demonstruesve përpara kryeministrisë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)