Organizatat e shoqërisë civile për mbrojtjen e grave dhe vajzave dënojnë ngjarjen e fundit të regjistruar në Jetimoren e Shkodrës.
Përmes një deklarate për shtyp, Shoqëria Civile thekson se ngjarje të tilla shokuese për një vend demokratik, që ka nënshkruar të gjithë konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe që e ka të sanksionuar në Kushtetutë respektimin dhe mosdiskriminimin e qytetarëve të tij, krijojnë paradoks të papranueshëm për shoqërinë shqiptare. “Fatkeqësisht, nuk është hera e parë që ky grup i margjinalizuar, me tragjedi të shumëfishta, nëpërkëmbet, duke u trajtuar si objekte seksuale apo dhune prej personave që me ligj dhe detyrim moral duhet t’i mbrojnë dhe t’i aftësojnë si pjesë të barabartë të shoqërisë”, thuhet në reagimin e Organizatave të Shoqërisë Civile.
Deklarata e Plotë
"Duke marrë shkas nga ngjarja tronditëse në Jetimoren e Shkodrës Tiranë, 19.05.2016 – Organizatat e shoqërisë civile për mbrojtjen e grave dhe vajzave po ndjekim me shqetësim dhe revoltë për ngjarjet e ndodhura në Qendrën Rezidenciale për Fëmijë në qytetin e Shkodrës ku pas raportimit të Avokatit të Popullit u demaskuan abuzimet fizike, psikologjike dhe seksuale ndaj vajzave të mitura të këtij institucioni, që përveç braktisjes nga familja i nënshtrohen edhe trajtimeve abuzive e çnjerëzore të edukatorëve. Ngjarje të tilla shokuese për një vend demokratik, që ka nënshkruar të gjithë konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe që e ka të sanksionuar në Kushtetutë respektimin dhe mosdiskriminimin e qytetarëve të tij, krijojnë paradoks të papranueshëm për shoqërinë shqiptare. Fatkeqësisht, nuk është hera e parë që ky grup i margjinalizuar, me tragjedi të shumëfishta, nëpërkëmbet, duke u trajtuar si objekte seksuale apo dhune prej personave që me ligj dhe detyrim moral duhet t’i mbrojnë dhe t’i aftësojnë si pjesë të barabartë të shoqërisë. Është gjithashtu jo e habitshme që abuzimi me postet në administratën publike, përmes nepotizmit e militantizmit që sjellin individë jashtë profilit të kërkuar në pozicione delikate dhe që kërkojnë ndjeshmëri e ndërgjegje qytetare, sjell pasoja të tilla të rënda për subjektet për të cilët ata janë përgjegjës. Organizatat pjesë e kësaj nisme do të marrin masa të menjëhershme për të mos lejuar përsëritjen e sjelljeve të tilla monstruoze në jetimoret e shpërndara në të gjithë qytetet e Shqipërisë. I bëjmë thirrje aktorëve politikë, organizatave të tjera, qytetarëve dhe gjithkujt të shqetësuar nga ky fenomen i frikshëm të mos heshtë para abuzimit të qartë me detyrën, para shfrytëzimit të të miturve, para krimeve që kryhen çdo ditë kundrejt të pambrojturve. Është detyrë qytetare e gjithsecilit prej nesh të veprojë përballë padrejtësive, jashtë rehatisë së fjalëve dhe bisedave. Hapat që do të ndërmarrim për këtë rast të rëndë janë si më poshtë: 1- Po kërkojmë takim të menjëhershëm me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Grupin e Grave Parlamentare, Bashkinë e Shkodrës duke mbështetur Institucionin e Avokatit të Popullit në zbardhjen e ngjarjes dhe marrjen e masave të drejta për adresimin jo vetëm të këtij rasti, por të abuzimit sistematik me detyrën. 2- Do të kërkohen raportet e monitorimit dhe kontrollit të performancës së institucionit në fjalë. Faji nuk mund të mbetet tek 5 nëpunës të arrestuar nëse problemi është institucional dhe nepotik. Të gjithë organet përkatëse duhet të mbajnë përgjegjësi pasi kanë dështuar në përmbushjen e funksioneve të tyre parësore. 2 3- Do të ndërmerret një nismë për krijimin e Komisioneve Hetimore/Mbikqyrëse Qytetare si instrument kontrolli kundër abuzimit me detyrën dhe abuzimin me grupet e pambrojtura nga shteti. Në përfundim të këtyre hapave do të ndërrmerren nisma ligjore nëse mendohet që ndryshimet janë të nevojshme. Nuk është koha për të qëndruar apatikë. 1. Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim 2. Qendra “Gruaja tek Gruaja”, Shkodër 3. Rrjeti për Fuqizimin e Grave Shqiptare 4. Rrjeti Kundër Dhunës me Bazë Gjinore dhe Trafikimit 5. Forumi i Gruas, Elbasan 6. Shoqata e Grave, Durrës 7. Unë Gruaja, Pogradec 8. Qendra “Vatra”, Vlorë 9. Shoqata Refleksione 10. Dimension Human, Shkodër 11. Shoqata “Jona”, Sarandë 12. Rrjeti i grave “Barazi në Vendimmarrje” 13. Shoqata “Sot për të Ardhmen” 14. Rrjeti i Grave për Demokraci 15. Koalicioni për Zgjedhje të Lira të Ndershme e Demokraci të Qendrueshme 16. Instituti për Kontratën Shoqërore 17. Qendra për Nisma Ligjore Qytetare 18. Linja e Këshillimit për Gra e Vajza 19. Linja e Këshillimit për Djem e Burra 20. Partners Albania 21. Shoqata për Integrimin e Zonave Informale", thuhet në deklaratën e organizatave të Shoqërisë Civile.
Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com