7 mijë punonjës të kompanisë kineze Henan Kuangshan Crane Co., Ltd. u shpërblyen këtë muaj me një bonus marramendës prej 22 milionë eurosh. Shpërblimi u dha në një mënyrë të veçantë me 13 shkurt.
Kompania kishte organizuar një ceremoni gjigande duke shtruar me para plot 800 tavolina për stafin.
Secili mund të merrte aq sa mund të mbante në duar apo ne xhepa.
Kompania është themeluar në vitin 2002.
Në vitin 2025 ajo regjistroi një fitim prej 33 milionë eurosh dhe 70% të shumës vendosi ta ndajë me punonjësit.
Kompania operon në më shumë se 130 vende dhe merret me prodhimin dhe ofrimin e shërbimeve me vinça.
Nuk është hera e parë që kjo kompani ofron shpërblime kaq të majme.
Në mars 2025, ajo ndau rreth 195 mijë euro për 2 mijë punonjëse me rastin e Ditës së Gruas.

Pronari është komentuar në rrjet si “shefi që di vetëm të japë para”, ndërsa ai është shprehur se këtë e bën duke qenë se shumë të rinj përballen me kredi për makinë dhe shtëpi dhe çdo mbështetje financiare u lehtëson barrën.
Komente







