22 vjetori i vdekjes! Dalin pamjet që u zhdukën minuta pas aksidentit të Princeshë Dianës (FOTO)

22 vjetori i vdekjes! Dalin pamjet që u zhdukën minuta pas aksidentit të Princeshë Dianës (FOTO)

Lady Diana u nda nga jeta në një aksident tragjik me makinë në Paris në 31 gusht 1997 në moshën 36 vjeç. Në përvjetorin e 22-të të ndarjes së saj nga jeta në median botërore po dalin detaje të reja rreth kësaj tragjedie që u përfol gjatë dhe duket se do të vazhdojë të përflitet deri sa të shuhen teoritë konspirative.

Së fundmi Daily Star ka rikthyer në vëmendje disa foto pak çaste para se princesha të ndëronte jetë. Ajo shikohe të bierë nga makina, pasi tavani i mjetit ku ajo udhëtonte ishte hequr nga goditja. Këto pamje u zhdukën shumë kohë më parë.

Atë natë, Princesha e ndjerë ishte në sediljen e pasme të një Mercedes-i S280 me të dashurin e saj, Dodi Al-Fayed, shoferin Henri Paul dhe Trevor Rees-Jones, anëtar i ekipit të sigurisë së Al-Fayed, ulur në vendet e para.

Rees-Jones, i cili sot njihet me emrin Trevor Rees, pësoi lëndime të jashtëzakonshme, por ishte personi i vetëm që i mbijetoi aksidentit fatal. Princesha Diana, Z. Al-Fayed dhe Z. Paul vdiqën, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t'i shpëtuar.

11/3
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën