Edhe në rrethin e Matit e Krujës këtë javë ka filluar procesi i vaksinimit të grupmoshës mbi 70 vjeç. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore në qarkun e Burrelit, mjekja Sheme Celami në një intervistë për Report TV u shpreh se pas marrjes së dozës së parë të vaksinës nuk ka patur ndonjë rast me komplikacione.
‘Procesi i vaksinimit po vazhdon shumë mirë. Të gjithë janë të kënaqur përveç një temperature. Aktualisht kemi grupmoshën mbi 70 vjeç, pasi kanë përfunduar ata mbi 80 vjeç. Gati 710 persona vetëm në Qendrën Shëndetësore të Burrelit.’- tha Drejtorja e Qendrës Shëndetësore Burrel Sheme Celami.
Sipas Drejtuesve të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat të vaksinuar mbi moshën 70 vjeç janë rreth 710 persona ndërsa në rrethin Krujës ka vijuar prej 3 javësh procesi i vaksinimit ku deri më tani janë vaksinuar 2234 qytetare.
Shefi i epidemiologjisë pranë qendrës së Kujdesit Shëndetësor në Krujë shprehet se procesi i vaksinimi ka vijuar normalisht sipas protokollit dhe se ka pasur një rritje të kërkesës për vaksinim nga qytetarët.
“Vaksinimi po ecën mirë. Kemi mbaruar me fashën 90 vjeç plus. Jemi drejt përfundimit të fashës 80 plus dhe 70 plus. Kishte në skeptik në fillim. Tani skepticizmi nuk ekziston, të paktën tek stafi shëndetësor. Kërkohet me ngulm nga pjesa e mbetur e stafit shëndetësor, që është një pjesë prej 5-6 %”.- tha Ervin Karafili, shef i shërbimit të epidemiologji - higjienës pranë njvksh Krujë.
Nisur më 28 mars në Sheshin Skënderbej krahas vaksinimit në Tiranë, paralelisht procesi i vaksinimit po vazhdon dhe në rrethin e Sarandës, Durrësit , Fierit, Elbasanit dhe Gjirokastrës.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.1%
-
Të gabuar
82.7%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2934
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reshjet e dëborës në disa akse, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir! Borëpastrueset në terren
24 Dhjetor, 08:39
-
Moti i keq/ Bora bllokon qarkullimin në rrugën e Arbrit (VIDEO)
23 Dhjetor, 15:33
-
Dibër, aksident në aksin Melan-Peshkopi! Automjeti i 62-vjeçarit del nga rruga, lëndohen 3 persona
23 Dhjetor, 10:51
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Krujë/ U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari Edmond Veseli
22 Dhjetor, 16:08
-
'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë
18 Dhjetor, 16:25
-
Protestoi te ‘Infrastruktura’ se nuk i jepnin fondin e rindërtimit, 62-vjeçares i premtohet zgjidhje pas denoncimit në Report Tv! Natën e kaloi para Ministrisë
18 Dhjetor, 08:50
-
Nuk merr fondin për dëmtimin e shtëpisë nga tërmeti, gruaja në grevë urie para Ministrisë së Infrastrukturës: Balluku të më japë zgjidhje ose të marrë dhuratë vetëflijimin tim
17 Dhjetor, 18:45
-
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Burrel
17 Dhjetor, 18:05
-
Bulqizë/ Reshje të dendura shiu, bëhet e pakalueshme rruga që lidh dy lagjet e qytetit! Banorët heqin këpucët për të kaluar (VIDEO)
15 Dhjetor, 11:51
-
Dibër/ Në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 60-vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali (EMRI)
13 Dhjetor, 14:46
-
Të miturit që sulmojnë me thikë, 3 raste në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit
12 Dhjetor, 16:57