23 të arrestuarit nga Kukësi, Avokati i Popullit: Në Tiranë janë 13, nuk u është dhënë ushqim

23 të arrestuarit nga Kukësi, Avokati i Popullit: Në Tiranë janë 13, nuk u është dhënë ushqim

Erinda Ballanca

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar për arrestimet e 23 protestuesve nga Kukësi. Erinda Ballanca shprehet se në Tiranë ndodhen 13 persona, ndërsa akuzon se nuk janë trajtuar me ushqim dhe se ka mungesë dokumentacioni shoqërues për ndalimin e tyre. Gjithashtu Avokati i Popullit thekson se në ato pak procesverbale që u janë vënë në dispozicion përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, mungonte ora e kryerjes së ndalimit të protestuesve.

Institucioni i Avokatit të Popullit, në vijim të detyrës së tij kushtetuese dhe ndjekjes së problematikave të ditës së djeshme në Kukës, ka zhvilluar gjatë gjithë ditës së sotme vizita inspektuese në dhomat e paraburgimit ku janë sjellë qytetarë të ndaluar pas pjesëmarrjes në protestën e djeshme në Rrugën e Kombit.

Nga inspektimet e grupeve të punës të Avokatit të Popullit rezulton se në Drejtorinë e Policisë në Tiranë po mbahen aktualisht 13 persona, në Komisariatet 1 dhe 2 nga katër persona, ndërsa tre persona të tjerë ndodhen të shpërndarë në komisariate të tjerë të kryeqytetit. Ekspertët e Avokatit te Popullit, konstatojnë se ndonëse ndaj asnjërit prej të ndaluarve nuk është ushtruar dhunë dhe asnjëri prej këtyre të ndaluarve nuk ka pretenduar të jetë ushtruar dhunë mbi të, situata paraqitet problematike në lidhje me komunikimet formale të shkakut të privimit nga liria të këtyre personave.

Deri në orën 14.00, në komisariatet 1 dhe 2 nuk ishte përmbyllur ende procedura për të bërë të mundur trajtimin e personave me ushqim. E njëjta situatë është konstatuar edhe në Drejtorinë e Policisë ku deri në orën e përfundimit të inspektimit (18:00) ende të ndaluarit nuk ishin trajtuar me ushqim. Avokati i Popullit u ka kërkuar autoriteteve policore që të bëjnë trajtimin ushqimor dhe shëndetësor të të ndaluarve që ndodhen në mjediset e paraburgimit për të shmangur klasifikimin e gjendjes së tyre si trajtim çnjerëzor.

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka komunikuar personalisht në rrugë telefonike me drejtorin e përgjithshëm të Policise i cili ka garantuar se problemi edhe nëse ka eksituar mund të ketë qenë vetëm teknik dhe ka garantuar që situata është zgjidhur. Çështja do të vijojë të mbahet në qendër të vëmendjes nga grupet e mëtejshme të inspektimit të Avokatit të Popullit.

Elementi tjetër shqetësues nga ana proceduriale në rastin e arrestimeve të qytetarëve nga Kukësi që ndodhen aktualisht në komisariatet e Tiranës, është mungesa e dokumentacionit shoqërues për ndalimin e tyre dhe mos-vënia formalisht në kohën e duhur në dijeni e të ndaluarve për arsyet e ndalimit. Në komisariatin nr.1 në Tiranë, ekipit të përfaqësuesve të Avokatit të Popullit që kishin shkuar për inspektim (ora e inspektimit 13:00) nuk iu dhanë dokumentet përkatëse por iu bë e ditur se ato ndodhen në sistemin elektronik të Policisë ndonëse në Komisariat nuk kishin kopje të tyre.

Në komisariatin nr.2 të Policisë, Tiranë, dokumentacioni për të katër të ndaluarit ka qenë prezent. Gjithsesi dokumentacioni paraqiste parregullsi pasi si orë e ndalimit të të arrestuarve shënohej ora e mbërritjes së tyre në komisariat dhe jo ora e ndalimit të tyre në momentin kur janë shoqëruar nga Policia në Kukës.

Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku po mbahen aktualisht 13 të ndaluar situata ka qenë gjithashtu problematike. Grupi i inspektimit të Avokatit të Popullit ka konstatuar se plotësimi i procesverbaleve për të ndaluarit ka nisur vetëm rreth orës 16.00 të mbasdites ndonëse ata ishin sjellë rreth orës 08.00 të mëngjesit në ambientet e Drejtorisë së Policisë.

Nga ana proceduriale veprimet janë kryer me parregullsi dhe vonesa. Në ato pak procesverbale që u janë vënë në dispozicion përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, mungonte ora e kryerjes së ndalimit. Në to citohej urdhëri i ndalimit nga Prokurori, por urdhëri nuk është vënë në dispozicion as të perfaqesuesve të Avokatit të Popullit dhe as të të ndaluarve.

Personat që u pyetën nga ekipi i Avokatit të Popullit, u shprehën se as ata dhe as familjarët nuk ishin njohur me asnjë lloj arsyeje për ndalimin në momentin e prangosjes. Ekipet e punës së Avokatit të Popullit, po vazhdojnë ndërkohë edhe në orët e mbrëmjes verifikimet dhe inspektimet në të gjitha komisariatet ku janë shpërndarë qytetarët e ndaluar nga qyteti i Kukësit. Avokati i Popullit do të vijojë të monitorojë me korrektesë dhe përgjegjësi situatën, për të bërë të mundur garantimin e të drejtave të ligjshme të qytetarëve.

Deklarata e Avokatit të Popullit

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 02/04/2018 10:56

    Kur flet edhe kjo Ballanca per drejtesi,nje fytyre dhe karakter monster,nje njeri e pafytyre e pa turp,qe punon e mbron interesat e Sali Kriminelit,shoqja e ngushte e Argita Berishes.

    Përgjigju
  • Ben: 02/04/2018 09:35

    Vetem demokraci qe skemi dhe pastaj e ka fajin populli

    Përgjigju
  • Delinquenti: 02/04/2018 08:53

    Po TV a kenë çuar atyne se edhe kjo është shkelje e të drejtave të njeriut. Po mire te na e bëjnë kur AVOKATJA E POPULLIT qe vetëm avokate nuk është flet kështu dhe I duket vetja se flet për mbrojtjen e të drejtave të protestuesve dhe nuk I vjen TURP PO TURP kështu do të vazhdojë kjo punë. Po vetingu për këtë kur do të FILLOJË O SHTET E DREJTËSI SHKUNDUNI

    Përgjigju
  • Leni: 02/04/2018 02:35

    Demokracija eshte ne RREZIK protestuesit e kukesit jane te denuar dhe Po turturohen politikisht TRAFIKANT NDERKOMBETAR I DROGES TAHIRI PO RUHET PAPREKSHMERIJA NGA RAMA

    Përgjigju
  • Popull: 02/04/2018 02:28

    DUKET QE ED RAMA PO LUAN ME ZJARRIN

    Përgjigju
  • tir: 02/04/2018 01:24

    Dhelpra e kuqe e Lulit foli se medemek i dhimbsen kuksianet. Coju ushqim ti moj plehre , me vila e apsrtamente ne gjithe Shqiperine, qe vetem per te zhvatur kete milet jeni. Ty nuk te vjen keq per djalin tend, qe e ke edukuar me frymen e vjedhjeve e mashtrimeve, jo me per popullin. Cfare ti bedh KM qe te vuri aty ku je, e pafalshme!

    Përgjigju
  • Nina: 02/04/2018 00:38

    Kjo nuk eshte AVOKATE E POPULLIT , POR HAJDUTJA E DJERSES SE POPULLIT DHE E PD...

    Përgjigju
  • Njetri: 01/04/2018 23:27

    Ik ti moj legene femer po ske faj ti faj ka ky I gjati qe te coj tu aty k.....

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 01/04/2018 22:00

    Edi rama është pler se ky e vuri ktë fundërrin avokate populli tani le ti dëgjoj pordhët kësaj fundërrinës së pd .

    Përgjigju
    • adri: 02/04/2018 04:36

      sA mire qe ja bejne edi rames > Ju dha pushtet pune e para dhe ja cfare i bejne. Edi rama jo vetem qe vuri kete plehre avokate te popullit por per hater te lulezim bashes beri kryetar te KQZ dhe nje funderrine te partise republikane, emeroi nje kriminel nje mi halesh si MHill Fufin ish deputete i pd se nje i pashkolle dhe trafikant femrash dhe hajdut e ka bere Drejtor te Drejtorise rajonale te transportit ne Lac.

    • Kuksian: 02/04/2018 01:07

      Legena jeni juve qe shani kte. Ajo po kerkon kushtet minimale. Skeni faj juve jo kur tju djegi ne kurriz juve do e kuptoni. Nuk keni pare akoma nga Rama jo, por nje gje ta keni te sigurte qe veriu rrit ujqer jo dele si puna juaj.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda