SOMALI: Ayan Mohamed mban një perçe që i  mbulon fytyrën, jo për arsye fetare por për të fshehur deformimin e saj. Pamja e saj i bën fëmijët të qajnë dhe njerëzit që t’i ngulin sytë çuditshëm.
 
Fytyra e Ayan u shpërfytura në një përleshje gjatë Luftës Civile në Somali. Vajza ishte vetëm 2 vjeç kur u dëmtua.
 
Sot, ajo është 25 vjeç dhe nuk mund ta mbyllë syrin e saj të djathtë. Ushqimi bie i bie nga goja nëpërmjet vrimës që ka në faqe.
 
Ish ministrja e jashtme e një krahine në  Somali, Edna Adan Ismail, është përpjekur për 11 vjet me rradhë të ndihmojë vajzën e deformuar.
 
Ayan do t’i nënshtrohet një operacioni të vështirë për zëvendësimin e pjesëve që i mungojnë në fytyrë nga një grup ekspertësh. Lëkura që do t’i vendoset në fytyrë, do t’i merret nga parakrahu, ndërsa për ndërtimin e hundës, do të përdoret kërc nga veshi i saj. Më pas, specialistët dentarë do të merren me rregullimin e buzëqeshjes.
 
 Operacioni plastik për rregullimin e fytyrës së Ayan Mohamed do të zhvillohet këtë të shtunë dhe Ayan shpreh besimin e saj në këtë ndërhyrje.

Redaksia online
(o.s/shqiptarja.com)