Pronari i objektit në fshatin Dardhë në Librazhd ku humbi jetën një 23-vjeçar ditën e diel, është arrestuar.
Sipas policisë, 40-vjeçari me iniciale I.P., u arrestua për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
Ai kishte punësuar vëllain e tij, me iniciale J.P,, në servisin e tij dhe një person tjetër, me iniciale M.Q.
23-vjeçari me iniciale L.D. humbi jetën nga një aksident teksa po riparonte automjetin e tij në këtë servis. Ai u dërgua në spital, por s’mundi t’u mbijetonte lëndimeve.
Lajmi kryesor:
Po riparonte makinën në një servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari në Librazhd










