Edi Rama ka marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala në Prishtinë. Libri i kushtohet gjykimit në Hagë për krime lufte kundër ish-krerëve të UÇK-së, dhe padrejtësive që thotë se ata janë përballur gjatë procesit 5-vjeçar.
Në fjalën e tij, Rama tha se UÇK nuk ka lidhje me terrorin, duke shtuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi u armatosën kundër një politike shfarosje.
"Ata katër burra nuk u armatosën për të ndërtuar një politikë shfarosje, por u armatosën kundër një politike shfarosje. Nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre në një territor të huaj, por u armatosën për të hequr qafe sundimin e të huajve në tokën e tyre. Dhe faktikisht, ata vetëm me dorën e tyre e votuan në Kuvend një gjykatë, e cila në letër është një gjykatë e Kosovës, nuk është një gjykatë për të vendosur në bankën e të akuzuarve Kosovën. Fjalën e fundit e ka gjykata, një plan shumë afatgjatë i cili ka nisur me raportin famëkeq të Dick Martin, për trafikim të organeve nga udhëheqja e UÇK-së. Ai plan është shtyrë para nga përfaqësuesit e putin në këshillin e Europës, dhe më tutje është ngritur mbi një rezolutë të KiE, qe nuk gjen kurajo ta rishikojë, pasi asnjë lloj trafiku organesh nuk është provuar në asnjë formë. Ai plan ka nisur edhe më tej me një gjykatë, me një provës që ka marë jetë ditën kur Thaçi ishte nisur për Uashington, është kthyer nga rruga e një takimi ku do hidhej hap tjetër për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nën kujdesin e presidentit të kohës, dhe të sotëm, Trump, pasi qartësisht forca të tjera nuk e dëshironin që të ndodhte ajo gjë dhe që nga ia moment presidenti i Kosovës është marrë peng", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Gjyqi në Hagë/ Rama: Osmani u kërcënua se nuk lejoi prokurorët t’i dhunonin zyrën, dënimi me 180 vite burg për liderët e UÇK-së do ishte varrosje për së gjalli (VIDEO)












