Për deputetin e Partisë Socialiste Pandeli Majko, 24 dhjetori duket të jetë një datë mjaft e veçantë për të dhe familjen e tij.

Majko ka postuar në faqen e tij në Facebook një foto në të cilën shfaqet së bashku me bashkëshorten, vajzën dhe djalin.

Në dixhiturën e fotos ai kishte shkruar se kjo ditë ishte e bekuar për të.

“Sot vajza ime, Edeni, mbush 14 vjeç. Po sot, me Enkelejdën, gruan time festojmë 25 vjet bashkë.

Familja është pohimi i asaj që jemi. 24 dhjetori është një ditë e bekuar për ne,”-është shprehur Pandeli Majko.

Në foto dallohet qartë edhe atmosfera festive në shtëpinë e deputetit të PS-së.