24 orë ‘liri’ për Berishën, avokat Beqiri: Kërkesa e 3 për përjashtimin e gjyqtares, qesharake! Hoxha: Do të zvarrisë procesin! Haklaj: Vetëm në Afrikë protestohet kundër drejtësisë

Për të tretën herë kërkohet përjashtimi i gjyqtares, Irena Gjoka nga gjykimi i Sali Berishës për aferën Partizani, me pretendimin e konflikt të interesit, pavarësisht se e njëjta kërkesë është rrëzuar në dy herët e para.

Avokati Idajet Beqiri në “Studio Live” në Report TV e cilësoi këtë kërkesë të Berishës qesharake, duke theksuar se ndaj tij ka akuzë konkrete.

“Gjykata për një proces të rregullt është e detyruar të dëgjojë kërkesat e palëve. Në rastin konkret avokatët e Berishës kanë zgjedhur rrugën që me këto artificet procedurale ta shtyjnë. Por shtyrja mbaron sepse ka një kufi. Kishin në dorë të kërkonin përjashtimin e gjyqtares duke kërkuar shkaqet”.

“Berisha në 96 urdhëroi lirimin nga detyra të  Gjokës. Gjithsesi janë vendime kolegjiale, ai ka qenë si kryetar shteti dhe jo si person nga familja e Saliut. Saliu e kishte si atribut të vetes së tij.  Ajo zonjë tani po gjykon Berishën dhe jo presidentin apo ish presidentin apo ish kryetarin e KLD. S’ka lidhje kjo. Mbi Berishën ka akuzë konkrete që i është bërë si person nën hetim. Dyshimi është i arsyeshëm.

Këta kërkojnë përjashtimin e saj dhe gjyqtarja tjetër ka shkaqe për tu përjashtuar apo nuk ka. Ajo gjyqtare e gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar sot vendosi dhe tha nuk ka konflikt interesi dhe kjo po vazhdon gjykimin. Ata në këtë moment kërkojnë përjashtimin e saj. S’mund ta përsërisësh këtë kërkesë kur nuk ke shkaqe”.

Në kohën e monizmit ishte njëri që rrinte shumë në tualet në kohën e ushtrisë duke menduar se do kalojë më shpejt. Nesër jam i bindur që do vendoset masa për të”, tha Beqiri për gazetarin Arbër Hitaj.

E njëjta kërkesë për të tretën herë sipas avokatit Arbër Hoxha është bërë me qëllim për të shtyrë procesin gjyqësor. Sipas tij edhe herën e dytë kërkesa për përjashtimin e Gjokës nuk duhej të gjykohej.

“Kjo është hera e tretë që bëhet kërkesa për përjashtimin e Gjokës. Kërkesa është rrëzuar dhe për të njëjtat shkaqe ligjore kanë bërë kërkesën e dytë ditën e djeshme që u shty për sot dhe që është rrëzuar. Madje kanë bërë kërkesën e tretë. Edhe kërkesa e dytë ishte e tepruar, s’mund të ngrihej dhe gjykohej megjithatë gjykata për të qenë sa më e drejtë ka vendosur të shpallë vendimmarrjen e saj. Nesër do ketë shpallje të vendimit të gjykatës. Për t’i kthyer përgjigje pyetjes tuaj, kërkesa është në dekadencë dhe shërben për të shtyrë procesin gjyqësor.”

A do kemi nesër një vendim të Gjykatës apo mund të përdoret taktikë tjetër avokatët për ta shtyrë sërish procesin?

“Taktika e vetme që ka mbetur është që ti bjerë të fikët dhe të sjellin ambulancën. Vendimi mund të shpallet dhe në mungesë të palëve”, tha Hoxha.

Anëtari i Kryesisë së PD Azgan Haklaj shprehet i bindur se nesër gjykata do të shpallë një vendim pavarësisht manovrave të avokatëve të Berishës.

“Gjykata nesër shpall  vendimin, konkluzionet janë bërë avokatët kanë ngritur të gjitha pretendimet. Gjykata ka deklaruar se nesër në orën kaq do shpallë votën. Vetëm në Afrikë ka protesta kundër drejtësisë. Skenat e sotme kanë qenë të turpshme. Një ekran i ndarë në dysh në njërën anë fliste Shkëlzeni në anën tjetër Berisha që i bënte presion drejtësisë.”

Vendimi i GJKKO nëse do të pranojë apo jo kërkesën e SPAK për masë arresti shtëpie ndaj Sali Berishës, në hetim për aferën “Partizani pritej sot por u shty për nesër pasi avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. SPAK kërkon që Berisha të ruhet edhe me polic te dera e të ketë komunikim vetëm me familjarët që jetojnë me të.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kxz: 27/12/2023 18:38

    Eshte e turpshme qe gjykatesja eshte frikesuar kaq shume nga Berisha dhe aksidenti qe i beri te birit ai gardisti i Berishes sa tani nuk guxon te marre nje vendim qe eshte totalisht procedurial.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi