SPAK kërkon arrest shtëpie me policë tek dera, avokatët i sigurojnë Berishës edhe 24 orë liri! Ripërsërisin kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Gjoka

TIRANË-  Gjykata e Posaçme ka shtyrë për nesër dhënien e vendimit për masën e ‘arrestit në shtëpi’ me mbikqyrje policore’ kërkuar nga SPAK për ish kryeministrin Sali Berisha i cili po hetohet për korrupsion pasiv lidhur me aferën e privatizimit të kompleksit Partizani

Seanca e sotme (27 dhjetor 2023) e cila zgjati për 3 orë u mbajt me dyer të mbyllura dhe u shoqërua me përplasje mes avokatëve dhe dy prokurorëve të SPAK. Ndër të tjera avokatët paraqitën 2 kërkesa. E para kishte të bënte me ndërprerjen e seancës dhe dërgimin në Kushtetuese për intepretim, kërkesë e cila u rrëzua nga gjyqtarja Irena Gjoka. E dyta kishte të bënte me praninë e medias në seancë. Edhe kjo u rrëzua me argumentin se aktet për të cilat diskutohet përbëjnë sekret hetimor.

Pas kësaj avokatët paraqitën kërkesën e dytë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka duke bërë që seanca e dhënies së vendimit të shtyhet për nesër ora 15:00

Në përfundim të seancës avokati Genc Gjokutaj argumentoii kërkesat e paraqitura në seancë

“Faktet e kësaj dosjeje kanë dalë në media dhe është shuar kurioziteti për këto. Kërkuam që çështja të shkojë në Gjykatë Kushtetuese pasi kjo e fundit e ka lënë të pagjykuar në themel. Me autorizimin e Ramës dhe kësaj mazhorance, sipas atij autorizimi vazhdoi edhe gjyqi. Për gjithë këto shkelje, rrëzim kërkesash që bëri, në kërkuam për së dyti përjashtimin e gjyqtares për shkak se Berisha e ka shkarkuar. Ka rrëzuar kërkesat tona, pa u marrë vendimi për rrëzimin e kërkesës”, tha avokati Genc Gjokutaj.

Avokati komentoi dhe kërkesën e SPAK për ruajtjen e Berishës në shtëpi  me mbikqyrje policore 

“Nuk ka në Kod Penal asnjë dispozitë që të detyrojë gjykatën që të vendosë mbikëqyrje policore. E drejta e fjalës në cilësinë e liderit të opozitës. Gjykata duhet të vlerësojë cilësinë e personit. Nëse do veprojë me Berishën si vepron çdo ditë me trafikantë bën gabim të rëndë. Gjykatë e urdhëruar politikisht gjykatë e njëanshme. Unë skam pakënaqësi me gjykatën, atyre duhet t’iu vijë turp”, tha Gjokutaj.

Po sot më herët në GJKKO, gjyqtarja Rudina Palloi rrëzoi kërkesën e parë që avokatët mbrojtës të Berishës kishin bërë dje për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka me pretendimin se kishte konflikt interesi. 

Ndërkohë në një tjetër sallë gjyqi në GJKKO djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha dëshmoi në gjyqin për Fatmir Mediun i cili është marrë i pandehur për shperdorim detyre lidhur me tragjedinë 15 marsit 2008 në Gërdec  ku humbën jetën 26 persona. Edhe kjo dosje gjykohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 27/12/2023 13:38

    Izolimi i ketij hibridimafiozi,krimineli,vrasesi dhe shkaterruesi ka shume pak rendsi. AJO QE KA RENDSI PER DREJTESINE,SHQIPERINE DHE TE ARDHMEN PROSPERUESE SHQIPTARE ESHTE SEKUESTRO E PASURIVE TE TUNDESHME E TE PATUNDESHME DHE GJYKIMI SA ME I SHPEJTË I VEPRIMTARISE KRIMINALE TE KETIJ ISH PRESIDENTI DHE KRYEMINISTRI KRIMINEL.....

    Përgjigju
  • Jovan: 27/12/2023 11:11

    Pse mendonit se gjykatesja e "gatshme" trashegimtare e sigurimit te shtetit do vendoste ndryshe???

    Përgjigju
  • oor tajjjjjjj: 27/12/2023 08:44

    heu bre , iky matuf ,qka i ka ba qatij veni , ne burg e ka venin iky e tan si i kye me mujsh matorr me shkue per drue ,

    Përgjigju
  • Igor: 27/12/2023 08:10

    Nji denim qesharak ky e meriton nji burg te izolluar dhe shpenzimet ti paguan me ata leket cka ja ka vjedhur popullit,por jo vetem ky por te gjith ata qe e kane ndihmuar qe 32 vite edhe familja edhe bashkepuntoret e ti ,mbasandej e ka radhen Ilir Meta Kryemadhi, Basha .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet hibride dhe kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet hibride dhe kibernetike