24 Prill, gjenocidi armen, një rrëfenjë e dhimbshme në 103-vjetorin e Krimit të Madh

24 Prill, gjenocidi armen, një rrëfenjë e dhimbshme në 103-vjetorin e Krimit të Madh

Pamje nga pasojat e gjenocidit otoman ndaj armenëve

Këtë rrëfim të shkurtër - një pikël uji në detin e hidhur të dëshmive - e rregjistrova me rastin e 100-vjetorit të gjenocidit armen në shenjë respekti e nderimi për vuajtjet e të parëve.

Muaji prill më është i zorshëm. Ringjallen kujtimet e dalin në sipërfaqe gjurmët e pashlyeshme të nostalgjisë që ndrydh përbrenda qëherthi. Sepse në prill, më shumë se kurrë, ndihem fëmija e nanurisur me rrëfenja të dhimbshme që më therin shpirtin e më brishtojnë.

Jam bija e një armeni që u mbijetoi masakrave otomane, marshimit rraskapitës drejt shkretëtirës, skamjes dhe epidemive vdekjeprurëse.

Nuk e dëgjova tim atë të kërkonte kurrëfarë privilegji në emër të torturave e të padrejtësive që kishte pësuar.
Nuk e pashë kurrë të qaravitej. Kur përmendte prindërit e vdekur rrugës së mërgimit brengosej në heshtje, me nofullat shtrënguar.
Kur na tregonte dëbimin e dhunshëm nga vendlindja përsëriste si refren: mendonim se ushtarët turq sillnin ujë për të shuar flakët, por ishin bidona me vajguri që shtëpitë armene të shkrumboseshin fare.
Kur e qesëndisnin se ç’iu desh të zgjidhte Shqipërinë për të imigruar përgjigjej: më zgjodhi Shqipëria mua.
Ky ishte im atë.

Në përvjetorin e 103-të të Krimit të Madh (Մեծ Եղեռն), uroj e shpresoj që sakrifica supreme e një milion e gjysmë armenësh të vlejë për të mos harruar kurrë faktet e pamohueshme të gjenocidit. Të të gjithë gjenocideve. Të atyre të kryer, të atyre që po kryhen përpara syve tanë, të atyre që mund të kryhen në të ardhmen nëse mbyllim sytë, veshët, gojën…

KURRË MË!

……
Shënim i redaksisë për gjenocidin armen:

Para Luftës I Botërore, Perandoria Osmane u vu nën qeverisjen e Turqve të Rinj. Në fillim, disa organizata politike armene përkrahën Turqit e Rinj, me shpresë se do të ketë ndryshime nga politika e Abdyl Hamitit ndaj popullatës në përgjithësi dhe asaj armene në veçanti. Në këtë mënyrë, shumë armen u zgjodhën për në Parlamentin Otoman, ku disa vazhduan pjesëmarrjen gjatë tërë Luftës së Parë Botërore.

Më 1914, qeveria otomane e nxori një ligj të ri për të përkrahur luftën që kërkonte të gjithë meshkujt e moshës madhore gjer në 45 vjeç që ose t’i bashkëngjiten ushtrisë otomane ose të paguajnë tarifë të veçantë për t’u përjashtuar nga kjo kërkesë. Në fundin e vitit 1914, armenët u akuzuan për tradhti dhe simpatizim me rusët.  

Më 24 prill, 1915, qeveria e Turqve të Rinj urdhëroi zhvendosjen e qindra-mijëra, e ndoshta më shumë se një milion, armenve nga Kaukazi për në Mesopotami dhe Sirinë e sotme. Një rrjedhojë e kësaj zhvendosje ishte numri i lartë i të vdekurve. Statistikat e numrit të të vdekurve janë të debatueshme por qëndrojnë diku nga 200,000 në 1.8 milion.

Dokumente zyrtare gjermane dhe austriake raportojnë se numri total mund të jetë mbi një milion, ndërsa raportet otomane flasin për 800,000 të vrarë (me ndoshta një milion të vdekur. makabritei i vrasjeve nuk ka pasur kufi. Një nga rastet më tragjike është kyqëzimi i 16 vajzave te reja armene te varura ne ne kryqe duri duke u shpuar duart dhe këmbët me gozhdë, siç u kryqëzua dikur Jezu Krishti. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cam: 24/04/2018 17:22

    Ne numra me e madhe por e ngjashme me debimin e kosovareve dhe cameve. Mos harrojme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’