24 projekte të reja pas orarit të mësimit për të rinjtë, Muzhaqi në Report Tv: Falas! Pse të rinjtë të votojnë PS? Janë gjykuesit më të mirë të punës së vërtetë

Angazhimi i të rinjve pas programit mësimor do të jetë një ndër programet që do të nisë brenda këtij muaji. Lajmin e mirë e konfirmoi vetë ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi e ftuar në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ku ndër të tjera tha se këtë vit janë përzgjedhur 24 projekte të reja në fusha të ndryshme.

Pjesa më e bukur, theksoi ministrja është se tashmë përpos faktit se të rinjtë dhe fëmijët do të kenë një angazhim më produktiv në art, sport apo kulturë, gjithçka do të jetë falas, mjafton vetëm dëshira. Dy elementet që ministrja Muzhaqi duket se i ka prezentë në çdo risi e program është angazhimi i të rinjve në talente të sportit, por edhe digjitalizimi, duke nisur edhe nga fakti se dita ditës, teknologjia është duke marrë një rëndësi shumë të madhe në përditshmëri, por edhe në vendet e reja pune.

“Ky program do të nisë brenda këtij muaji, do nisë edhe në formë pilotimi. Pas orarit të mësimit, fëmijët do të nisin kurset, artet, zejet, kulturë etj. Dhe do vazhdojnë edhe me pjesën e teknologjisë. Kemi dhe elementin e ri me kopshtet e gjelbra, ku fëmijët do të mësojnë më shumë për ambientet, mbjelljen. Lajmi i mirë për prindërit është se është pa pagesë dhe është me dëshirë.

Me agjencinë kombëtare të rinisë, kemi përzgjedhur 24 projekte në fusha nga më të ndryshme, sidomos me teknologjinë, karrierën, sport.”- tha Muzhaqi.

Po pse të rinjtë duhet të votojnë partinë socialiste, nisur edhe nga fakti që po afrojnë zgjedhjet vendore, Muzhaqi ka garantuar se të rinjtë janë gjykuesit më të mirë të punës dhe zhvillimit. Sipas saj, evoluimi në programe dhe të një Shqipërie sa më evropiane i takon punë së mirë të kampit socialist.

“Unë jam me fat sepse angazhimi im kërkon që të jem në koherencë me të rinjtë. Por çka kuptoj është se të rinjtë janë gjykuesit më të mirë se kush ka bërë punë. Të rinjtë që vërtet na ndjekin. Dhe këtu mund të ndalesha shumë art për investimet, por dua të përqendrohem te tre elemente. Duke filluar te programi i kodimeve, garancisë rinore, i praktikave kombëtare,. Të rinjtë i dinë këto programe dhe e kuptojmë që patjetër do bëjnë zgjedhjen e duhur që të bëjmë punën e mirë që kemi bërë deri tani.

Mendoj që për çdo parti është që të fitohet çdo bashki. Por qëllimi ynë është të kemi kandidatura që janë zgjedhje e duhur për të vazhduar punën e mirë. Ne e kemi kryer punën nëse vazhdojmë të kemi kandidatura të denja.”- tha Muzhaqi.

Shpesh e tërhequr nga sfondi i tymnajës së madhe konflikutale, kryesisht në Parlament, Muzhaqi e sheh si fatkeqësi për shembullin që u jepet të rinjve.

“Parlamenti shpesh kur e sheh nga jashtë s’është aq i frikshëm sa kur e sheh nga brenda. S’dua të ndalem te opozita se ka hallet e veta. Fatkeqësia më e madhe është që nuk shfaqim ato vlerat që duhet nga njerëz të zgjedhur nga populli.”- tha Muzhaqi.

E në fund, ministrja për Rininë ka dhënë mesazhin se përse duhet që të rinjtë të kontribuojnë në vendin e tyre.

“Unë jam kthyer se kontributi që mund të japë një individ që mund të japë në vendin e vetë është më i lartë. Mendoj që duke parë gjithë reformat dhe politikat kemi pasur një trend në rritje për çdo gjë në vendin tonë dhe mendoj se ky trend duhet të vazhdojë.”- tha Muzhaqi.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni