24 vjetori i vdekjes së Azem Hajdarit, i ka sjellë të bijës, Rudina Hajdari kujtimet e çmuara me të atin. Në një bisedë më të rinjtë në ‘Qytetin Studenti’, Rudina Hajdari ka kujtuar me mall të atin, ndërsa tregon episodin kur ai u plagos përpara Kuvendit.

Rudina thotë se atë ditë po e priste të atin që ta merrte nga shkolla si zakonisht, por ai nuk erdhi. Pasi mori vesh që i ati është plagosur, Rudina thotë se shkoi ta takonte ndërsa tregon edhe çfarë i tha Azem Hajdari sapo e pa.

"Kur isha fare e vogël, 7 vjeç, babi vinte shpesh dhe më merrte nga shkolla dhe ai donte që unë të isha më e mira në mësime, dhe për të më treguar një lloj përkujdesje vinte më merrte. Një ditë nuk erdhi, prita gjatë në oborrin e shkollës. Erdhi një makinë dhe prapa sedijes pashë një këmishë të gjakosur. Mora vesh q ë e plagosën në parlament, shkova e vizitova dhe gjëja e parë që më tha ishte hë Rudina ca notash more sot. Thash si ka mundësi që në këtë gjendje më kërkon llogari dhe të kujdeset për mua. I tillë ishte Azemi, kujdesej për të gjithë. Askush nuk mund ta ndalte për kujdesjen që kishte për njerëzit", tha Hajdari. 

Ajo kujtoi edhe truprojën e Azem Hajdarit, Besim Çerën, që mbeti i vrarë në pritën që iu bë Azem Hajdarit. Rudina thotë se ai ishte fjalëpakë dhe shumë i dashur, ndërsa thekson se ishte personi më besnik i babit të saj.

“Një nga ata njerëz fjalëpakë, sa herë vinte në shtëpi udhëtonte me babin në çdo cep të Shqipërisë dhe fliste me time më, i thonte: Fatmira të lutem mos shtro mos bëj asgjë se nuk ke nevojë. Nuk donte ta lodhte mamin më tepër. Ishte fjalëpakë i dashur, por për mua do të mbetet njeriu më i pandashëm për Azem Hajdarin. Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë për ne”, tha Rudina Hajdari.

Azem Hajdari u vra 24 vite më parë. Me rastin e përvjetorit të vdekjes së Azem Hajdarit dhe Besim Çerja u zhvillua një ceremoni përkujtimore pranë memorialit 'Heroit të Demokracisë', aty ku u pushkatua n24 vite më parë. I pranishëm në homazhe ishte edhe Sali Berisha.