2400 objekte të trashëgimisë të
zhdukura, Breshani:S'ka të dhëna

2400 objekte të trashëgimisë të<br />zhdukura, Breshani:S'ka të dhëna<br>
Plot 2400 objekte të trashëgimisë historike e kulturore janë vjedhur dhe janë trafikuar. Shifra e pazakontë e objekteve të zhdukura është deklaruar nga Silva Breshani, Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Pasurive Kulturore.

Silva Breshani sqaron se, “janë 2400 objekte të humbura. Nuk kemi një numër të shtimit të objekteve të humbura të trafikuara, po punohet me institucionet ndërkombëtare, karabinierinë, interpolin”.

Më tej Breshani ka folur për krijimin e një grupi ekspertësh dhe për vështirësitë e gjetjes dhe zbulimit të këtyre objekteve.

“Ne kemi një listë që shumë shpejt do jetë në duart tuaja, katalogu kombëtarë i objekteve të deklaruara të humbura”.

Deklarata e drejtoreshës së Inventarizimit të Trashëgimisë është dhënë pak kohë para se të niste Seminari Kombëtar dyditor: “Lufta kundër trafikimit të paligjshëm të pasurisë kulturore”.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Pasurive Kulturore thotë se: “janë vepra arti edhe nga galeria e arteve, edhe nga institucionet e tjera, nga muzetë dhe objekte arkeologjike dhe etnografike. Pra bëhet fjalë jo për një risi të vledhura sot , rishtazi”.

Siç duket për shumë kohë nuk do të ketë asnjë lajm të mirë për gjetjen apo zbulimin e mijëra objekteve të humbura.

“Janë vetëm 39 objekte të deklaruara në faqen zyrtare të interpolit, jo se 2400 të tjerat nuk vlejnë për të qenë pjesë e interpolit, institucionet që i kanë poseduar nuk kanë patur dokumentim të rregullt. Një nga kriteret kryesore për afishimin dhe deklarimin pranë zyrës së interpolit është dokumentim i saktë, të paktën të jetë i identifikuar me foto. Është e pamundur që të afishohen në faqen zyrtare, në databazën e objekteve të humbura në interpol, objekte pa identitet”- deklaron Silva Breshani.

Lista e objekteve të humbura ka nisur të hartohet dy vjet më parë, sipas “Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën Kundër Trafikimit të Paligjshëm të Pasurisë Kulturore 2016 – 2018”, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave

Redaksia Online
A.Gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat