TIRANË- Një ulje të lehtë kanë pësuar rastet ditore me COVID-19, por vijon të jetë shumë i lartë numri i viktimave. Si rezultat i 1260 testeve të kryera kanë rezultuar pozitiv 241 pacientë, ndërsa 7 persona kanë humbur betejën me këtë sëmundje.
Vijon të jetë shumë shqetësuese numri i pacientëve të shtruar në spitale. Në total janë të shtruar 319 pacientë, një shifër kjo e lartë, e për pasojë sot u hap spitali COVID/3, ku janë të shtruar 6 pacientë.
Në një bilanc të përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë kanë humbur jetën 509 qytetarë e ndërsa janë infektuar 20,875, nga të cilët gjysma e tyre janë shëruar, në konkretisht 11,189.
COVID-19 – Statistika (31 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 241
Të shëruar ne 24 orë 92
Të shtruar në spitale 319
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1260
Testime totale 125,220
Raste pozitive 20,875
Raste të shëruara 11,189
Raste Aktive 9,177
Humbje jete 509
Rritja e numrit të të infektuarve me koronvirus ka sjellë fluks tek urgjencave në spitalin Infektiv.
Për këtë arsye është hapur spitali COVID 3 që do të presë pacientë të infektuar.
Aktualisht në këtë spital janë shtruar 6 pacientë të cilët po marrin shërbim shëndetësor.
Report Tv mëson se në këtë spital do të shtrohen pacientë që janë drejt rekuperimit nga virusi.
Ndërkohë autoritetet bëjnë me dije se në ambientet e saj janë 150 shtretër dhe një njësi reanimacioni.
Ditën e djeshme, nga raportimi i Ministrisë së Shëndetësisë, 301 pacientë ndodhen të shtruar në dy spitalet e para COVID.
.jpg)
Komente












O Kazan, nuk eshte ulje e lehte e rasteve por e testimeve. O Turi o katranjos. Rrite pak dinjititin. Mos e lini qe ti shkruaj te gjitha ai me brekushe.
Përgjigju