24-vjeçari në Berat u plagos me 6 plumba, 2 autorët e qëlluan për një borxh! Para një viti e gjysmë të tre punonin në një shtëpi bari

24-vjeçari në Berat u plagos me 6 plumba, 2 autorët e qëlluan për një borxh! Para një viti e gjysmë të tre punonin në një shtëpi bari

I plagosuri Tajar Fetiu

Zbardhet dosja hetimore e ngjarjes se 19 gushtit në lagjen "Dëshmorët e Kombit" ku mbeti i plagosur 24 vjeçari Tajar Fetiu pasi është qëlluar 6 herë me pistoletë. Për plagosjen e të riut janë shpallur në kërkim dy 30-vjeçarë, Arnold Azizolli, dhe Amarildo Dule, të dy banues në Berat.

Para një viti e gjysmë të tre punonin në shtëpi bari më pas janë transferuar në Belgjikë dhe që prej andej janë larguar. Sipas deklarimeve Fetiu u kishte ngelur borxh një shumë lekësh çka është brë shkak dhe për plagosjen.

Dy ditë para ngjarjes ata kanë debatuar në një lokal në Uznovë për lekët. Pas debatit janë zënë me grushta në një lokal. Më pas Tajari kishte shkuar me kallash në lokal të lagjes ku të dy shokët po pinin kafe por nuk i kishte gjetur. "Arnoldit dhe Amarildos iu kishin thënë që erdhi Tajari kishte shkuar me kallash në lokal.

Të dy i kanë zënë pritë në lagjen "Dëshmorët e Kombit " dhe kanë debatuar të tre për lekët që i kishte borxh, më pas aty janë konfliktuar duke e plagosur Tajarin. Burime nga grupi hetimor thanë se pas plagosjes të dy autorët janë larguar jashtë Beratit ku janë kapur dhe nga kamerat me dy makina një Range Rover dhe një Ëolsvagen Touareg. Policia e Beratit është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve të plagosjes me armë pistoletë. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geri Pepa: 30/08/2021 14:00

    Komuniste ✊✊✊

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj afatet e hetimit për Arben Ahmetajn

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj afatet e hetimit për Arben Ahmetajn