BERAT- Një atentat me armë është regjistruar pak minuta para mesnatës së djeshme në lagjen "Dëshmorët e Kombit" në Berat. Plagosja ka ndodhur në rrugën e xhamisë, në vendin e quajtur "Kinoklubi". 24-vjeçari Fetiu ka qenë duke hyrë në këmbë në rrugicën e shtëpisë së tij, kur një person i ka shkuar me vrap nga prapa dhe i ka qëlluar 6 herë me pistoletë.
2 plumbat e pistoletës e kanë prekur të riun në bark, duke e rrëzuar përtokë. Mësohet se autori, pasi e ka goditur disa herë me armë Fetiun, është larguar në rrugicat e lagjes. I plagosuri Tajar Fetiu është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Pas plagosjes në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, që kanë kryer për disa orë kqyrjen e vendit të ngjarjes, ku kanë gjetur edhe 6 gëzhoja pistotelë. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se janë sekuestruar edhe kamerat e disa bizneseve përreth. Për plagosjen e të riut janë shpallur në kërkim dy 30-vjeçar, Arnold Azizolli, dhe Amarildo Dule, të dy banues në Berat.
Burime nga bëjnë me dije se vetë i plagosuri Tajar Fetiu jetonte prej vitesh në Londër dhe kthehej çdo vit në verë për pushime. Të njëjtat burime pohojnë se i plagosuri nuk është njohur si djalë problematik, ndërkohë që nga policia konfirmohet se nuk ka precedentë të mëparshëm penal.
Policia ka zbardhur atentatin ndaj 24-vjeçarit, Tajar Fetiu, mbrëmjen e kaluar në Berat.
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit: Arnold Azizolli, 30 vjeç dhe Amarildo Dule, 30 vjeç, të dy banues në Berat.
Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen "Dëshmorët e Kombit", në rrugën "Xhamia e Sahatit" kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Tajar Fetiu, 24 vjeç, banues në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
I plagosuri Tajar Fetiu
Report Tv ka siguruar foton e të plagosurit Tajar Fetiu, 24 vjeç, i cili u plagos mbrëmjen e djeshme në Berat, para shtëpisë së tij.
Ai u qëlluar 6 herë, por e kanë prekur vetëm 2 plumba në zonë e barkut. 24-vjeçari jetonte në Londër dhe vinte çdo vit për pushime.
Pazare malli ska nevoje per hetim
Përgjigju