25 artistë marrin pjesë
në “Art Kontakt Festival 2014”

25 artistë marrin pjesë<br />në “Art Kontakt Festival 2014”
"Uncharted” do të quhet “Art Kontakt Festival 2014”, i cili do të organizohet më 8 dhe 9 Gusht, në Kalanë e Porto Palermos. Ky është edicioni i tretë i këtij festivali të artit bashkëkohor, i cili tashmë ka marrë formën e një bienaleje
ndërkombëtare. Janë rreth 25 artistë pjesëmarrës, të cilët do të paraqesin punët e tyre në teknika të ndryshme si video-art, piktura, fotografi , performanca, instilacione, etj.

“Art Kontakt Festival 2014”, do të jetë një pikë takimi i artistëve që do të vijnë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të Evropës. Në larminë e aktiviteteve të këtij Festivali të Artit Bashkëkohor, do të ketë mjaft risi dhe prurje origjinale projektesh artistike, workshop-e dhe performanca. Një seksion i veçantë do t’i dedikohet projektit të Adrifort. Publikut dhe mediave do t’i jepet një informacion mbi rëndësinë e projektit Adriford si dhe rëndësinë e partneritetit privat e publik në fushën e menaxhimit të trashëgimisë kulturore.

Përveç artit pamor, ky festival do të pasurohet me tingujt live të muzikës bashkëkohore eksperimentale, të Dj-ve të ardhur nga vendi dhe rajoni, muzikë, e cila do zgjasë deri në orët e para të mëngjesit, si dhe shumë surpriza të tjera për publikun. Artistët dhe veprat e zgjedhura në këtë edicion të Art Kontakt Festival 2014, përfaqësojnë një model të praktikave artistike dhe shpirtërore, që duke ju referuar një zone të veçantë gjeografike, kthehen në pika referimi të kësaj harte imagjinare.

Shkrimi u  botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë