25 prilli/ Balla: Modeli i Kosovës, perfekt për fletën e votimit! Vota e emigrantëve u bllokua nga PD-LSI, turp i tyre që duhet ta mbajnë

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka folur për mënyrën e fletës së votimit në zgjedhjet e 25 prillit tha se ajo duhet të jetë sa më e thjeshtë dhe e kuptueshme për qytetarët që të mos krijojë mundësi që ajo të bëhet e pavlefshme. Për këtë Balla tha se modeli i fletës së votimit të Kosovës është perfekt, ku partitë përfaqësohen nga numrat dhe jo emrat e kandidatëve. Gjithsesi Balla tha se duhet pasur parasysh edhe procesi i numrit pasi ajo bëhet me numërues partiak dhe partitë e vogla e ndjekin këtë proces nga skanimi i fletës së votimit që del në ekran.

“Një fletë votimi sa më të thjeshtë që të reduktojë çdo lloj mundësia për votë të pavlefshme. Sa më e thjeshtë dhe e kuptueshme fleta e votimit aq më pak e mundshme bëhet mundësia e shqiptareve të bëjnë atë të pavlefshme. Modeli i Kosovës është një model perfekt. Duhet të kuptojmë se kemi një sistem numërim ende me numërues partiak dhe fleta do të jetë e tillë që të kapet dhe të skanohet në aparaturën e posaçme. Partitë e vogla të papërfaqësuar në grupet e numërimit të kenë aksesin e drejtpërdrejte që të ndjekin përmes videos dhe ekranit ta ndjekin këtë proces. Historia e PD me numrin e pafund të kandidatëve është një vonesë e krijuar në mënyrë të pakuptimtë, pasi nuk ka asnjë kuptime që LSI e kupton kodin zgjedhor si ne dhe PD si 7 x 7 bëjnë 42”, tha Balla pas një takimi që zhvilloi me kryetaren e misionit të vëzhguesve të ODIHR në zgjedhjet e 25 prillit, Urszula Gacek.

Në lidhje me votën e emigrantëve që nuk do të jetë e mundur në këto zgjedhje, për numrin dy të PS është faj i PD dhe LSI që kanë bllokuar çdo proces dhe mundësi në lidhje me procedurat që duhet të ndiqeshin për emigrantët që të votonin më 25 prill. Balla tha se kjo është turp dhe përgjegjësi që duhet ta mbajë PD dhe LSI së bashku.

“PD dhe LSI nuk u dhanë mundësinë emigrantëve të votojnë, bllokuan të gjithë vendimmarrjen. Nuk kam se çfarë ju the, PD dhe LSI duhet të mbajnë në përgjegjësinë e plotë të një bllokimi të pakuptimtë që Shqipëria duhet ta kishte bërë këtë hap në këto zgjedhje. Mungesa e votës së emigrantëve është turp i tyre”, tha Balla.

Pak ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi 4 variantet e fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit dhe pritet që njëra prej tyre të përzgjidhet. Gjithashtu ajo hapi edhe një sondazh në facebook , ku qytetarët të votonin modelin e fletës së votimit që kishin më të thjeshtë për të votuar.

Partia Socialiste dhe opozita jashtëparlamentare ranë dakord në Qershor të vitit të kaluar për të mundësuar votën e emigrantëve. Në këshillin Politik, përfaqësuesit e secilës palë vendosën ndryshimin e Kodit Zgjedhor që t’i delegonin Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përgjegjësinë për të mundësuar votimin nga jashtë vendit për zgjedhësit që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Shqipërisë. Por për t’u pajisur me dokumentacionin për votimin nga jashtë, emigrantët duhet të regjistronin vendbanimet e tyre. Për këtë arsye, qeveria hapi në E-Albania portalin për regjistrimin e emigrantëve, por duket se vota e tyre sërish nuk u bë dot realitet.

Vetë Ilirjan Celibashi tha se KQZ nuk kishte kohën e duhur për të hartuar infrastrukturën ligjore dhe teknike që shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, të shprehin vullnetin e tyre me votë, por nuk kurseu kritikat se ky proces u vonua edhe nga partitë politike.

Renditja e partive:

  1. Partia Social Demokrate 1
  2. Partia Balli Kombëtar  2
  3. Lëvizja Demokratike Shqiptare  3
  4. Bindja Demokratike 4
  5. Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët 5
  6. Lëvizja Socialiste për Integrim 6
  7. Nisma Thurje 7
  8. Partia Lëvizja e Re 8
  9. Partia Demokratik dhe Aleanca për Ndryshim  9
  10. Aleanca Demokracia e Re 10
  11. Lëvizja për Ndryshim 11
  12. Partia Socialiste 12

 4 varinatet që KQZ ka propruzra si modele për fletën e votimit në Zgjedhjet e 25 prillit

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë