"Nuk mund të ketë asnjë trajtim të veçantë për ata që shkelin ligjin dhe pengojnë votën e lirë", ishte mesazhi i Ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim për institucionet që garantojnë lirinë e votës dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe hetojnë krimet zgjedhore. Këtë mesazh të SHBA, Kim ia përcolli Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela që u takua ditën e hënë, por edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu me të cilin u takua më herët.
Kim shkruan në twitter se do të takohet edhe me shefin e SPAK, Arben Kraja, ku në qendër të diskutimeve do të jetë procesi zgjedhor i 25 prillit. SPAK është edhe organi kompetent për të hetuar krimet zgjedhore.
"Unë u takova me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela të hënën dhe do të takohem së shpejti me shefin e SPAK, Arben Kraja. U takova dje me Drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Mesazhi i SHBA: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht. Asnjë trajtim i veçantë. Pa përjashtime. Askush nuk është mbi ligjin", shkruan Kim në twitter.
Më 19 prill, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim është takuar edhe me kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ku i kërkoi polici profesionale dhe të paanshme për zgjedhjet e 25 Prillit. Në zgjedhjet parlamentare të së dielës do të angazhohen rreth 8000 efektivë policie për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në gjithë vendin.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.5%
-
Jo
63.1%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 499
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Trampistët' e Berishës në Tiranë po e masakrojnë, Sekretari i Shtetit Rubio takon Yuri Kim
24 Janar, 15:45
-
Spahiu: Hetimi ndaj Erion Veliajt nxori blof ata që thonë ‘SPAK komandohet nga Soros’! Prokuroria e Posaçme pati sukses këtë vit
29 Dhjetor 2024, 20:17
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
DASH e shpalli kampion kundër korrupsionit, ish-ambasadorja Kim takon dhe uron Dumanin! Uashingtoni: Rikonfirmim i mbështetjes ndaj Shqipërisë
10 Dhjetor 2024, 16:39
-
Edison Ypi: Bar gastronomik
27 Nëntor 2024, 15:45
-
Spahiu: Suksesi i Trump në Shqipëri në mandatin e parë, ishte krijimi i SPAK dhe dekretimi ambasadores Yuri Kim
9 Nëntor 2024, 17:51
-
Ligjet/ Bardhi akuza Prokurorit të Përgjithshëm: Olsian Çela s’ka kapur as standardin e Arta Markut! S’kemi marrë asnjë përgjigje për individët me rekorde kriminale
8 Nëntor 2024, 14:00
-
Diskutime të forta te Ligjet, Bardhi: ‘Prokurori i Përgjithshëm injoroi Kuvendin, pse nuk vjen të mbrojë Buxhetin?!’ Bushka: Ka angazhime të tjera
8 Nëntor 2024, 13:05
-
Prokuroria e Përgjithshme marrëveshje me Belgjikën, në fokus lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave
7 Nëntor 2024, 16:34
-
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela takon homologen holandeze, prioritet goditja e aseteve kriminale
6 Nëntor 2024, 19:57
-
Linjat e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në BE dhe përfshirja e shqiptarëve! Dumani me 4 prokurorë të SPAK në Brazil
28 Tetor 2024, 13:01
-
Inceneratori i Elbasanit/ Lefter Koka: S'jam unë peshku i madh! Doni të zbuloni korrupsionin? Hapni telefonin e Monikës! Meta manipulator, kërkoi të hiqte ambasadorin Withers
25 Tetor 2024, 12:25