25 prilli/ Veliaj: Listën e Tiranës e kam propozuar unë, e kam kundërshtuar Ramën për disa emra që më sugjeronte

25 prilli/ Veliaj: Listën e Tiranës e kam propozuar unë, e kam kundërshtuar Ramën për disa emra që më sugjeronte

Kryebashkiaku Erjon Veliaj tha se listën e PS për Tiranën e ka propozuar ai dhe ka gjetur mbështetjen e Kryeministrit Edi Rama. Madje Veliaj ka kundërshtuar disa emra që janë propozuar nga kryeministri apo edhe të tjetër dhe se në fund mendimet e tij janë mbështetur. Veliaj tha se ka kaluar shumë kohë në terren dhe e njeh nga afër situatën dhe nevojat e qytetarëve dhe për këtë propozimet e tij u mbështetën.

Veliaj është i bindur se rezultati ishte një skuadër që ai është shumë i lumtur të punojë dhe se do i sjellë fitoren PS  më 25 prill.

“Kemi pasur një periudhë shumë të gjatë diskutimesh, shqyrtimesh ,sondazesh, focus grupesh. Në finale I kam propozuar Kryeministrit atë listë, sigurisht që kemi pasur diskutime të vogla. Në pjesën më të madhe kam qenë unë që kam refuzuar edhe ndonjë sugjerim të kryeministrit edhe për persona të tjerë, ndoshta nga qytete të tjera apo qarqe të tjera transferimi. Ka qenë e gjitha e hapur dhe miqësore. Kryeministri ka thënë se çfarë mendon se është e mirë nuk dua të insistoj pasi ke kaq kohë në terren ndoshta gjykon më mire se sa unë. Kështu që, jo vetëm që kam pasur mire kuptim nga kryeministri, por kam pasur edhe një super mirëkuptim nga kolegët, të cilët pasi ne diskutuam strategjinë dhe secili kuptoi fabulën e kësaj beteje, dhe jam shumë I lumtur dhe kam për nder që punoj me këtë skuadër”, tha Veliaj për emisionin "60 minuta".

Veliaj ironizoi listat e partisë Demokratike dhe lëvizjes Socialiste për Integrim, duke thënë se LSI solli një listë duke marrë emra që janë subjekt I SPAK dhe OFL, ndërsa PD solli një listë fosilesh.

Lista e PS sollën në fakt një seri emrash të rinj, që për kryeministrin Rama do të jenë forca, energjia dhe përqafësimi i duhur për shqiptarët. Faktin se Rama nuk ka përpiluar listat dhe se disa nga propozimet e tij nuk u pranuan, e tha dhe vetë kryeministri gjatë prezantimit të  listave para se të dorëzoheshin në KQZ.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daci: 14/03/2021 01:02

    Ky eshte coban i ka ardhur fundi prandaj po shperkurdh kembet dhe gojen per here te fundit

    Përgjigju
  • Urim: 13/03/2021 17:32

    Presidenti duhet te hetohet nga SPAK.Te vidhet floriri i shtetit ne shekullin e 21 me gomar dhe hetimet te shpallin fajtor gomarin,keto nuk i ha ky popull

    Përgjigju
  • Akrepi: 13/03/2021 17:26

    Te kundershtosh Ramen , duhet te lindesh 10 here . Rama ka kaq kaprico , sa kur eshte ne maje te shkalles , te gjithe te tjeret i duken lepuj , pa lere ti , qe i dukej fare mize . Ramen e anatemojme per kryetar qeverie ne vazhdim , sepse , nukse dha ate qe prisnim ekonomikisht , por jo se eshte nga ata qe mund ti haje qeni shkopin . Sjellia me e duhur per njeriun eshte , te dije dhe te pranoje te jet ai qe faktikisht eshte .

    Përgjigju
  • tironci: 13/03/2021 17:03

    Pse mer hale ne dore tate paskemi ra ne ee?? me katunar muti nga ura vajgurore do bosh njerez ti ne?? ptyyy race muti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vetëplagoset me armë zjarri 19 vjeçari në Kukës

Vetëplagoset me armë zjarri 19 vjeçari në Kukës