Për fatin e tyre politik, që lidhet me përfshirjen në parlamentin e ardhshëm, pra me mandatin e deputetit, do të jetë përcaktues rezultati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit.
Ajo që e rrezikon këtë grup eksponentësh, pjesë e rrethit të të besuarve të Lulzim Bashës, është pikërisht renditja në zonën e kuqe në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.
Nëse Partia Demokratike do të marrë të njëjtin numër mandatesh që fitoi në zgjedhjet parlamentare të 2013, bëhet e qartë lista me kandidatët e PD në çdo qark, të cilët mund të mos jenë pjesë e parlamentit të ri, që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Në zgjedhjet parlamentare të 2013, në Qarkun e Kukësit, PD mori tre mandate nga katër të mundshëm.
Për shkak të ndarjes së re të mandateve, ku Kukësi do të përfaqësohet në parlament me vetëm tre deputetë, PD ka humbur automatikisht mandatin e tretë në këtë qark, ndërsa rrezikon edhe mandatin e dytë, për shkak të faktorit LSI.
Konkretisht, jashtë parlamentit do të mbetet deputeti Alban Zeneli, i cili renditet i treti, ndërsa mund të rrezikohet edhe Isuf Çela, i dyti në listë. Nëse PD do të ruajë rezultatin e 2013, në Qarkun e Dibrës, do të marrë tre mandate nga gjashtë të mundshëm.
Në një situatë të tillë, kandidati Agron Qoku, i katërti në listë, nuk do të ishte pjesë e parlamentit të ri. Por, Dibra mund të prodhojë surpriza, për shkak të rolit të ri PDIU.
Tirana dhe Durrësi
Me rishpërndarjen e mandateve, Tirana do të përfaqësohet në parlament me 34 deputetë nga 32 që kishte. Në zgjedhjet e fundit, PD ka marrë në Tiranë 12 mandate, duke llogaritur edhe mandatin e Partisë Republikane.
Sipas gjasave, dy mandatet e shtuar, në zgjedhjet e 25 qershorit, do të ndahen mes PD dhe PS. Nëse PD ruan të njëjtin rezultat, jashtë parlamentit të ardhshëm do të mbeteshin Fatbardh Plaku, i cili renditet i katërmbëdhjeti dhe Dorjan Teliti.
Me rishpërndarjen e mandateve, favorizohen edhe kandidatët e Durrësit. Qytetit bregdetar i është shtuar 1 mandat, duke e çuar numrin në 14. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, PD mori në Durrës pesë mandate nga 13 të mundshëm.
Nëse PD ruan të njëjtin rezultat, duke pasur parasysh shtimin e një mandati dhe përfshirjen e PR nën siglën e saj, në zgjedhjet e 25 qershorit, merr 6 mandate, ku rrezikojnë kandidatët Enri Çeno, i shtati në listë, Shkëlqim Fortuzi dhe Dejana Burgija, të cilët renditen pas tij.
Korça dhe Berati
Partia Demokratike mund të marrë goditje në Korçë dhe Berat, qarqe të cilave u është hequr nga një mandat, për t’ia shtuar Tiranës. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, në Qarkun e Korçës, PD mori pesë mandate nga 12 të mundshëm.
Në zgjedhjet e 25 qershorit, për shkak të dominimit të PS në këtë qark, PD pritet të marrë 4 mandate, duke rrezikuar që të mos futen në parlament Andrea Mano, i pesti në listë dhe Ligoraq Karamelo, i gjashti në listën e kandidatëve për deputetë.
Pozitat e PD dobësohen edhe në Berat. Në zgjedhjet e fundit, PD ka marrë dy mandate në Berat nga 8 të tillë. Por, Berati do të përfaqësohet në Parlamentin e ri me shtatë deputetë. Në kushte të tilla, për shkak të forcës PS dhe LSI, vihet në pikëpyetje mandati i dytë i PD, konkretisht i Astrit Veliajt, ndërsa shuhen shpresat për mandatin e tretë, atë të Bujar Hoxhajt.
Qarqet e tjera
Në zgjedhjet e fundit, në Elbasan, PD mori pesë mandate, duke llogaritur edhe një mandat të Partisë Republikane nga 14 mandate të mundshme. Nëse PD ruan të njëjtin rezultat, kandidatët Fitimtar Zekthi dhe Nada Tapija, nuk do të ishin pjesë e parlamentit të ardhshëm.
Në Fier, PD ka marrë 4 mandate nga 16 të mundshëm. Në zgjedhjet e 25 qershorit, nëse PD ruan të njëjtin rezultat, jashtë parlamentit të ri do të mbetej Olsi Cukaj, i cili renditet i pesti në listë dhe sigurisht të gjithë pasuesit e tij. Në zgjedhjet e fundit, në Lezhë, PD ka marrë 4 mandate nga 7 të mundshëm. Duke iu referuar renditjes në lista, rrezikon mandatin Martin Biba, i cili renditet i pesti në listë.
Të pestin Lulzim Basha kishte vendosur Preç Zogajn, por ky i fundit u zhvendos i katërti, para miratimit të listës nga KQZ. Në Shkodër, PD ka marrë pesë nga 11 mandate të mundshme. Nëse ruan të njëjtin rezultat, do të rrezikonte kandidati Gjok Uldedaj, i gjashti në listë, pra mbi vijën e sigurisë.
Në Gjirokastër, rrezikon të mos futet në parlament Roland Bejko, i cili renditet i dyti në listë. Në Vlorë, në zgjedhjet e fundit, PD ka marrë tre mandate nga 12 të tillë. Për shkak të aleancës me PBDNJ, e cila ka marrë një mandat, PD mund të marrë 4 mandate. Në një situatë të mundshme, kandidati Dashamir Tahiri, i cili renditet i pesti në listë, mund të mos futet në parlament.
Grupi i dytë
Përpos 25 eksponentëve me peshë të PD, të cilëve Lulzim Basha vendosi t’u ndërpresë karrierën politike, në kuadër të ndërtimit të Republikës së Re, në PD ka edhe një grup tjetër, i cili ndonëse është pjesë e listës, rrezikon të ketë fatin gardës së vjetër.
Kukësi
Për shkak të ndarjes së re të mandateve, ku Kukësi do të përfaqësohet në parlament me vetëm tre deputetë, PD ka humbur automatikisht mandatin e tretë në këtë qark, ndërsa rrezikon edhe mandatin e dytë, për shkak të faktorit LSI.
Të rrezikuarit e PD sipas qarqeve
Qarku Vlorë
Dashamir Tahiri, i pesti në listë
Adriatik Alimadhi
Qarku Korçë
Andrea Mano, i pesti në listë
Ligoraq Karamelo, i gjashti në listë
Qarku Berat
Astrit Veliaj, i dyti në listë
Bujar Hoxhaj, i treti në listë
Qarku Tiranë
Fatbardh Plaku, i katërmbëdhjeti në listë
Dorjan Teliti
Qarku Kukës
Isuf Çela, i dyti në listë
Alban Zeneli
Qarku Dibër
Agron Qoku, i katërti në listë
Qarku Durrës
Enri Çeno, i shtati në listë
Shkëlqim Fortuzi
Dejana Burgija
Qarku Elbasan
Fitimtar Zekthi, i pesti në listë
Nada Tapija
Qarku Fier
Olsi Cukaj, i pesti në listë
Luljeta Sejko
Qarku Lezhë
Martin Biba, i pesti në listë
Luigj Gjergji
Qarku Shkodër
Gjok Uldedaj, i gjashti në listë
Qarku Gjirokastër
Roland Bejko, i dyti në listë
Koco Barka, inxhinier minierash
Të përjashtuarit nga lista
Jozefina Topalli
Majlinda Bregu
Eduard Selami
Ridvan Bode
Astrit Patozi
Arben Imami
Keltis Kruja
Enno Bozdo
Asllan Dogjani
Kastriot Islami
Myqerem Tafaj
Bedri Hoxha
Roland Keta
Igli Cara
Kosma Dashi
Bedri Mihaj
Arbiola Halimi
Genc Ruli
Eleina Qirici
Gjergji Papa
Mimoza Hajdarmataj
Albina Deda
Gjovalin Bzhetaj
Irma Kopliku
Liljana Elmazi
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com