Krim të tmerrshëm lufte e ka cilësuar ministrja e Jashtme Olta Xhaçka sulmin ndaj një blloku apartamentesh në Dnipro të Ukrainës nga raketat ruse, ku deri tani raportohet për 25 të vdekur.

Në postim në mediat sociale, ministrja e Jashtme thekson sulmet Ruse ngjajnë më shumë me ato të një organizate terroriste sesa me ato të një vendi modern dhe anëtare e përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. 

Sipas Xhaçkës këto krime nuk duhet të mbeten pa u ndëshkua dhe bën thirrje që të punojmë të gjithë së bashku për të garantuar që e gjithë komanda ruse të mbajë përgjegjësi për këto krime barbare.

 ‘Të tronditur nga numri i të vdekurve shkaktuar nga sulmi i raketave ruse kundër një blloku apartamentesh në Dnipro, Ukrainë. Një tjetër krim i tmerrshëm lufte nga strategjia  ruse, taktikat e së cilës në Ukrainë ngjajnë më shumë me ato të një organizate terroriste sesa me ato të një vendi modern dhe anëtare e përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.   Këto krime nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar! Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku për të garantuar që e gjithë komanda ruse të mbajë përgjegjësi për këto krime barbare. Ne qëndrojmë përkah Ukrainës!’- shkruan Xhaçka.

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi rus me raketa në Dnipro. Një ndërtesë 9 katëshe është shkatërruar dhe dyshimet janë se ka ende të tjerë nën rrënoja prandaj kanë nisur kërkimet.