Më 22 nëntor 1989, saktësisht 25 vjet më parë, ishte e para ngjarje e kronikës së zezë që kapërceu kufijtë shtetërorë të ish-Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, ku në një aksident tragjik, humbën jetën 23 persona, ndër ta shumica studentë të isntitutit të Lartë Bujqësor.
Sot pas 25 vjetësh, familja e njërës prej viktimave të aksidentit të autobusit me studentë, dha përmes syve të së bijës këtë ngjarje që njihet si tragjedia e Llogarasë.
Autobusi po kthehej nga një ekskursion në jug dhe drejt rrugës, për shkak të një problemi në sistemin e frenimit, automjeti rrëzohet në humnerë.
Në atë kohë, Ministria e Brendshme dërgon dy heliktorë për të shpëtuar jetët e studentëve, por për shkak vjetërsisë së tyre dhe kushteve tejet të rënduara të motit, edhe këta helikopterë, që transportonin jetët e studentëve u rrëzuan... përkatësisht në Vuno e Llogara.
Njëra ndër jetët që u shua për shkak të rrëzimit të helikoterëve ishte edhe ajo e Alisa Hyseni-t, që përcjell përmes dokumentarit të realizuar nga vëllai i saj, jetën dhe momentet e fundit të një vajze me të cilën fati nuk u tregua i drejtë.
Më 22 nëntor kjo ngjarje u emetua edhe nga antenat dhe përsëritësit radiotelevizivë të mbarë botës, teksa regjimi komunist përmes televizionit shtetëror në emisionin e lajmeve të mbrëmjes dha një lajmërim të shkurtër.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO