26 deputetë shqiptarë dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë (FOTO)

26 deputetë shqiptarë dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë (FOTO)

Deputet e Kuvendit të Shqipërisë i janë përgjigjur thirrjes së ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në Kuvend, për të dhuruar gjak për fëmijët me talasemi dhe ata që kanë nevojë.

Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, këtë të enjte, në kuadër të nismës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë dhuruar gjak 26 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale çeli fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut “Gjak i sigurtë për të gjithë”, në Ditën Botërore të Talasemisë, 8 Maj 2019,  për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë.

Fushata e dhurimit vullnetar është është shtrirë në të gjithë institucionet shtetërore në vend dhe deri tani kanë dhuruar gjak më shumë se 700 qytetarë.

Fushata do të vazhdojë deri më datë 14 Qershor, që është Dita Ndërkombëtare e Dhurimit të Gjakut, për të ndihmuar në plotësimin e nevojave me gjak, posaçërisht për fëmijët talasemikë dhe synohet të arrihet në 2500 dhurues vullnetarë.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bled: 23/05/2019 22:10

    Me dit se me vdesin krejt robt e shpis se gjakun e ktyre nuk ja lejoj me e fut ne trup..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja