26% e popullsisë e vaksinuar me dozën e parë kundër COVID, ISHP: Ulja e rasteve relaksoi qytetarët, ka rënë interesi i tyre për t’u vaksinuar

Teksa vendi ynë arriti shifrën e një milion vaksinimeve kundër COVID-19, Menaxherja e Programit Kombëtar të vaksinimit, Erida Nelaj thotë se procesi po vijon dhe se deri më tani 26% e popullsisë është vaksinuar me dozën e parë.

“Sigurisht që vaksinimi vazhdon, nuk është ndërprerë në asnjë moment, synimi është që ne të arrijmë të mbulojmë sa më shumë  përqindje të popullsisë. Deri tani jemi 26% e popullsisë adulte me dozën e parë, kështu që duhet të vazhdojmë më tej vaksinimin për të siguruar që deri në fund të vitit të kemi vaksinuar sa më shumë individ”-tha Erida Nelaj.

Temperaturat e larta por dhe rastet e pakta të të infektuarve, janë arsyet që kanë sjell një neglizhencë të qytetarëve për tu vaksinuar.

“Jo hezitime por ndoshta ngelizhenc në vaksinim, mund të jetë dhe arsye moti i nxehtë dhe personat nuk kanë preferuar të dalin nga shtëpia. Por ndoshta dhe janë relaksuar duke parë që nuk ka pasur dhe shumë raste dhe duke menduar që nuk do ketë dhe kjo është një nga arsyet që ne duhet të trembemi për faktin që nuk duhet të jemi të qetë, nuk ka raste dhe nuk vaksinohemi. Ne duhet të vaksinohemi, ti japim kohë vetes për ti marrim të dyja dozat në mënyrë që të përballojmë cdo lloj rritje rastesh që mund të ketë në të ardhmen”-u shpreh menaxherja e programit kombëar të vaksnimit.

Aktualisht në Shqipëri po përdoet vaksina  Pfizer si dozë e parë dhe e dytë, Astrazeneca vetëm si dozë e dytë, Coronavac dozë e parë dhe vaksina ruse është në fazën embulimit me dozë të dytë.

“Me vaksinën ruse shumë pak mund të jenë doza të para, jemi në fazën që po plotësojmë me doza të dyta vaksinimet kështu që i bëj thirrje dhe personave që janë vaksinuar me Sputnik komponentin e parë, të interesohen për të kryer komponentin e dytë pasi vaksina është në dispozicion”-tha Nelaj.

Nelaj u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të qenë sa më të mbrojtur edhe ndaj varianteve të virusit.

“E këshillueshme është të vaksinohesh me cfarëdolloj mundësie që të kesh me vaksinën që të ofrohet pasi ne duhet ta pregatisim trupin tonë, ta ekspozojmë ndaj përbërësve të virusit, në mënyrë që cdolloj varianti të mund të vij të kemi një lloj barriere mbrojtëse, të dim ti përgjigjemi”-tha ndër të tjera Erida Nelaj. 

Sipas Institutit të Shëndetit Publik deri tani në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar të variantit Delta të COVID-19.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja