Agjencia e Mbikëqyrjes Policore publikon raportin statistikor për 6 - mujorin e parë të vitin 2026.

Sipas raportit, përgjatë periudhës Janar-Qershor të këtij viti janë përjashtuar nga radhët e policisë 24 efektivë, ndërsa janë janë kryer referime në prokurori për 232 punonjës policie dhe 2 punonjës të Gardës.

AMP thotë se ka arrestuar në flagrancë 9 punonjës policie, 1 gardist dhe 1 punonjës të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

Ajo çfarë bie më shumë në sy është numri i lartë i ankesave të trajtuara që kanë rezultuar të pabazuara sipas AMP-së. Në 6-mujorin e parë të këtij viti, në adresë të këtij institucioni janë kryer 752 kërkesa, nga të cilat 434 raste kanë dalë të pabazuara dhe 251 nuk janë arritur të provohen. Pas ankesës së mbërritur, AMP thotë se është hapur dosje penale për 15 raste.